Lidhu me ne

Aktualitet

362 udhëtime jashtë shtetit/ Ja sa kanë shpenzuar deputetët për bileta avioni gjatë 2016-ës

362 udhëtime jashtë shtetit/ Ja sa kanë shpenzuar deputetët për bileta avioni gjatë 2016-ës

Udhëtimi me avion është ndër më të kushtueshmit, mbi të gjitha në Shqipëri, por kjo mënyrë përdoret nga deputetët tanë sa herë kanë udhëtime ndërkombëtare.

Por sa herë kanë udhëtuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë gjatë këtij viti dhe sa kushtojnë ato?

Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla, në një shkresë drejtuar Byrosë së Kuvendit, kërkon ndryshimin e procedurës së prokurimit për blerjen e biletave.

Shtylla informon Byronë e Kuvendit se, gjatë këtij viti, nga janari deri në fillim të nëntorit, janë kryer plot 362 udhëtime jashtë shtetit (vetëm 70 me makina), teksa për dy muajt e ngelur deri në fund të vitit, fondi që do të shpenzojë Kuvendi për udhëtimet ndërkombëtare të deputetëve është 3.6 milionë lekë të reja.

Shkresa e plotë, publikuar nga Shqiptarja.com:

“Për procedurën e biletave ndërkombëtare për periudhën nëntor¬dhjetor 2016. Shërbimet e Kuvendit, në respekt të plotësimit të misionit, për krijimin e kushteve sa më të mira të punës për kryerjen e funksioneve kushtetuese të deputeteve dhe duke synuar disiplinimin e zërave të veçantë të shpenzimeve ndër të cilat dhe shpenzimet që kryhen për pjesëmarrjen në aktivitetet jashtë shteti, për përdorimin me ekonomi, eficencë dhe efektivitet të fondeve, ka mbështetur në saktësimin e kuadrit ligjor në fuqi duke miratuar rregulloren e brendshme “Mbi udhëtimet ndërkombëtare”. Në zbatim të kuadrit të prokurimeve me “Marrëveshjen Kuadër”, me një fond limit në shumën 30 milion lekë nga data 03.12.2015 (data e nënshkrimit të marrëveshjes) ishte menduar/planifikuar që kjo të funksiononte deri në 31.12.2016.

Por kjo procedurë me këtë fond limit u kontraktua deri në datat 7-10 nëntor 2016. Gjatë periudhës Janar– 10 Nëntor nga Shërbimi i  Marrëdhënieve me Jashtë janë ndjekur dhe realizuar 114 praktika udhëtimesh ndërkombëtare, ku kanë kryer 362 udhëtime deputetë dhe staf nga Kuvendi i Shqipërisë nga të cilat 14 praktike me 70 pjesëmarrës kanë qenë në vendet e rajonit dhe ka vijuar udhëtimi me makina. Por sipas informacionit të Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë, mbi  Kalendarin e Veprimtarive me Jashtë të Kuvendit të Shqipërisë për periudhën nëntor-dhjetor 2016, janë në ndjekje disa aktivitete të rëndësishme në të cilat pjesëmarrja është e domosdoshme, për realizimin e objektivave të veprimtarisë ndërkombëtare të Kuvendit si: intensifikimi i punës në nivel parlamentar për avancimin me agjendën evropiane të Shqipërisë? rritja dhe forcimi i kontakteve mes parlamenteve të vendeve të ndryshme me synim nxitjen e mëtejshme të diplomacisë parlamentare? intensifikimi i bashkëpunimit rajonal dhe organizatat shumëpalëshe etj. Për vetë specifikën e udhëtimeve ndërkombëtare, parashikimi i aktiviteteve për një periudhë të gjatë është shumë i vështirë, kjo për shkak se ftesat për pjesëmarrje në aktivitete ose ftesat për vizita zyrtare dypalëshe mund të vijnë disa muaj para, në rastin më të mirë, ose disa javë para aktivitetit, apo vizitës zyrtare (por ka dhe raste më emergjente kur njoftimet vijnë vetëm pak ditë para aktivitetit).

Gjatë vitit janë realizuar vizita të cilat nuk kanë qenë të planifikuara për t’u kryer gjatë vitit 2016. Po ashtu janë të paparashikuara në kalendar deri më datë 10.11.2016 edhe vizita të tjera  për periudhën e mbetur të vitit 2016. Të ndodhur përpara kësaj axhende të ngjeshur parlamentare është vlerësuar nga një grup pune që fondi për “Bileta për transport ndërkombëtare” kap shumën 3.600.000 për periudhën e mbetur të viti 2016. Në zbatim të rregullave të prokurimit, si dhe mes një korrespondence zyrtare dhe komunikimi verbal me Agjencinë e Prokurimit Publik, kemi bërë detajimin në regjistrin e prokurimeve me ndarjen të fondit për  të vijuar më procedure blerje vlere e vogël, një fond tjetër me procedurën për negocim pa shpallje paraprake e cila kërkon kohë për tu realizuar. Theksojmë që jemi në kushte emergjente duke vepruar”.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal3 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske3 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore3 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Mix3 ditë më herët

Studimi: Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Sipas një studimi, njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshëm. Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të...

Mix3 ditë më herët

Vakti i mëngjesit: Ja gabimet që “sabotojnë” rënien në peshë

1. E anashkaloni plotësisht mëngjesin Ndërsa disa studime raportojnë se anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në marrje pak më...

Facebook