Lidhu me ne

Kryesore

Dështimi total i medias tradicionale: Fajin për humbjen e Clinton e ka interneti dhe Putin

ap_081031036965-article-header_2016_11_27_0000_1480201234

Çështja e zgjedhjeve është rihapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas një kërkese për rinumërim të Jill Stein e të gjelbërve në Wisconsin. Lajmi ishte se Stein mblodhi shumë shpejt para për një kohë shumë të shkurtër rreth 6 milionë dollarë për të mbështetur kostot e rinumërimit. Ata që mbështesin kandidaten Stein flasin se këtu është fjala më tepër për parimet sesa për të ndryshuar diçka në rezultat. Stein dhe Gary Johnson morën gjithësej 7 milionë vota në planin kombëtar, por në Ëisconcsin, sikurse në disa shtete të tjera diferenca mes dy kandidatëve kryesorë ishte shumë e vogël. Ndonëse zyrtarë të administratës Obama, i janë shprehur gazetës “The Guardian” se zgjedhjet ishin të ndershme dhe të rregullta nga pikëpamja e sigurisë kibernetike, deklarimet e prof. Alex Halderman nga universiteti i Michigan, gjetën mbështetje në rrethe akademike. A funksionon apo jo ky sistem dhe a mund të operohet më me të? Kjo është çështja që po i prin kërkesës për rinumërim.

Vetë Donald Trump i hodhi poshtë si të paqenë çdo pretendim për zgjedhjet duke iu referuar se ato i pranoi tanimë edhe rivalja e tij Clinton, stafi i së cilës gjithësesi ka mbështetur rinumërimin.

https://www.theguardian.com/us-news/2016/nov/26/hillary-clinton-attorney-jill-stein-wisconsin-recount.

Këtu nis edhe spekullimi politik. Një çështje që mundet të jetë iniciuar thjesht nga premisa të parimeve, nga grupe jashtë dy partive kryesore, po synohet të kapitalizohet me çdo kusht. Kjo rrethanë kaq cilësore për peshën e vet në këtë diskutim të stuhishëm, e bën politikën amerikane trepolare, pasi në dritë po del një grup që nuk përfaqësohet më te dy partitë kryesore.

Përtej qëndron edhe poli mediatik, i cili ka derivuar në tri drejtime absurde:

Së pari është media tradicionale, e përfaqësuar nga rrjetet kryesore, gazetat dhe televizonet.

Së dyti janë mediat online dhe ato sociale që kanë marrë shumë zë në këto zgjedhje dhe janë provuar shumë efektive si instrumente taktikë dhe ndikues në strategjinë e përgjithshme.

Së fundmi është edhe media e huaj që i vjen votuesit amerikan në anglisht përmes internetit, ose që po sugjerohet nga media kraj demokratëve se ksihte shumë ndikim në këto zgjedhje.

Në këtë përballje argumentash, ekipi Clinton ka kaluar përmes instrumenteve të veta dhe duke operuar me shtangien që solli fitorja e Trump në një luftë që synon të justifikojë humbjen e vet spektakolare me argumente që nuk mendohej se mund të vinin nga ente “kaq serioze”. Duke lënë mënjanë çuditë e CNN gjatë fushatës, së fundmi media si gazeta e njohur “The Washington Post” kanë lejuar botimin e opinioneve që ngjajnë si mallkime për mediat sociale. Në një shkrim të tillë Craig Timberg, shkruan se përdorimi i paktroolluar i këtyre mediave, fabrikimi i lajmeve i nxori jashtë loje mediat tradicionale. Me një vijë logjike që mund të qëndrojë vetëm nëse qytetarët amerikanë merren në shumicë si budallenj, autori në fjalë e hedh fjalën te përdorimi që i bëri kësaj mundësie Vladimir Putin.

Trollë, botnete të tëra(kompjuterë dhe softe të infektuar të kontrolluara si grup në anonimat), ekipe të paguar që shkruanin pafundësisht, aplifikonin dhe i bëni jehonë siteve të djathata në internet që e portretizonin Hillary Clinton si një figurë kriminale – ishin një nga nyjet e fitores që u sponsorizua nga Putin. Sipas këtij autori, ka studime nga dy ekipe të kërkuesve të pavarur që kanë gjetur se rusët shfrytëzuan platformat teknologjike amerikane për të “sulmuar demokracinë amerikane”.

https://www.washingtonpost.com/business/economy/russian-propaganda-effort-helped-spread-fake-neës-during-election-experts-say/2016/11/24/793903b6-8a40-4ca9-b712-716af66098fe_story.html?postshare=9291480039100538&tid=ss_të.

Shoku i fitores së Trump është i tillë saqë këtu në diskutim po vihet edhe nëse e drejta e votës duhet të jetë më për të gjithë apo jo. Merret në konsideratë një fuqi e madhe e supozuar nga jashtë e cila ndikon opinionin në mënyrë të tillë sa ky merr vendimet pa kuptuar çfarë po bën. Këto shkruan gazeta e njohur që i vë një njollë vetes duke lejuar paçavure të kësaj natyre të shohin dritën e botimit. Kjo sepse në numër votash po thuhet përditë se Clinton mori 2 milionë vota më shumë.

Në një replikë ndaj këtij shkrimi, gazeta tjetër e njohur “The Intercept” e cilëson atë si një mënyrë për të promovuar një listë mekarthiane nga “një grup i ri, i fshehur dhe misterioz”. Ky grup që referohet nga WP ka zbuluar atentatin e strukturuar ndaj demokracisë amerikane që nis me WikiLeaks e vazhdon me site si Antiwar.com, Black Agenda Report, Truth Out, Naked Capitalism, etj..

Kjo është lojë shumë e rrezikshme në një shoqëri që infektohet dhe përmbytet nga teoritë e konspiracionit si ajo amerikane. Në fakt këtë po bën edhe Post: po ndërton një teori konspiracioni pa patur asnjë të dhënë. “The Intercept” kujton jo pa qëllim se gazeta e njohur po i hedh benzinë zjarrit duke shpikur të pavërteta dhe për këtë vijion atë traditën e errët që kulmoi me lajmet se Saddam Hussein po ndërtontge bombën atomike dhe ishte në aleancë me Al Qaedan.

Historia e Washington Post i shërben shumë fraksioneve: atyre që duan të besojnë se se Putin i vodhi zgjedhjet Hillary Clinton; atyre që duan të besojnë se interneti dhe media sociale janë një kërcënim fatal që duhet kontrolluar, në të kundërt me të vërtetën e objektive që mediat e vjetra e të besueshme jepnin dikur. Ai u shërben edhe atyre që duan të ringjallin Luftën e Ftohtë…Shkrimi u përhap si flash: me dhjetëra mijëra, ndoshta edhe miliona e konsumuan atë, duke besuar se është i vërtetë… Shkrimi i Post prodhoi më shumë lajme të rreme sesa ekspozoi”, shkruajnë autorët Ben Norton dhe Glenn Greenëald.

https://theintercept.com/2016/11/26/washington-post-disgracefully-promotes-a-mccarthyite-blacklist-from-a-new-hidden-and-very-shady-group/.

Duke shmangur një analizë të vërtetë për arsyet e humbjes dhe duke e ekspozuar atë siç duhet në publikun amerikan, mediat tradicionale që kanë pranuar humbjen e betejës për ndikimin në opinion, po zhyten në humbjen e radhës që ka të bëjë me përpunimin dhe deri diku edukimin politik të tij. Asnjë prej mediave kryesore nuk po harxhon kohë të kuptojë dhe evidentojë shkaqe strukturore në këtë rezultat elektoral, që ndonëse nuk dha një fitore që gëzon, prodhoi të paktën një humbje të merituar.

Por për të gjetur rrugën e arsyes nuk duhet vijuar me stigmatizimin e Trumpit dhe nëmës ndaj popullit budalla që e votoi. Për disa madje, edhe të majtë marksistë, ikja e Clinton është çlirim i asaj që quhet e majta amerikane.

Në një shkrim të para disa ditëve, një profesor i universitetit të York, Hazem Salem, publikuar në “The Guardian”, nënvizonte atë dëm të madh që e Majta e Re e Clinton dhe Blair i kanë bërë shtresës së punëtorëve që duhet të përfaqësonin. Me politikat e tyre dhe me kapjen e qendrës në politikën e pas Luftës së Ftohtë, Clinton dhe Blair varrosën sipas tij arritjet e 50 viteve të asaj që ai e cilëson si klasa punëtore.

Elita e Demokratëve të Rinj do të përpiqet ta kërkojë dështimin duke ia faturuar atë racizmit, seksizmit dhe drejtorit të FBO-së, Comey. Ky ështën një përfundim skajshmërisht i rrezikshëm nëse pranohet si i tillë nga këto zgjedhje. Ky është një moment revolcuonar. Nuk duhet të lejojmë që ta zhvendosin përgjegjësinë te votuesit. Ky është dështimi i tyre, që ka nisur të mahiset prej dekadash. Dhe dështimi i tyre është shansi ynë për t’u rigrupuar, për ta pastruar Partinë Demokratike, për ta pensionuar elitën e vjetër dhe për të sjellë në krye një elitë të re demokratësh alla Roosevelt”, shkruan Salem.

https://www.theguardian.com/commentisfree/2016/nov/20/clinton-gone-silver-lining-trump-victory.

Me sa duket ka qëlluar në shenjë, vetëm se ka harruar të shtojë se në këtë luftë të pisët po shërbehet nga media tradicionale që nuk nguron të shpifë e të prodhojë gazetari konspirative.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix2 ditë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 ditë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 ditë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 ditë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix3 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix3 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix3 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix3 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar3 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook