Kryesore
Call Center-at drejt “vdekjes”? 25 mijë shqiptarë “flaken” në rrugë
Gjigandët e energjisë elektrike, gazit apo telefonisë italiane janë shpërngulur në Shqipëri dhe në vendet e tjera europiane por që janë jashtë BE-së, për shkak se kostoja e punës është shumë herë më e ulët.
Në Shqipëri gjen Call Center që operojnë me gjigandët e energjisë elektrike si Enel Energia, Eni, apo ajo e telefonisë si Telecom. Këto janë firmat më të njohura në Itali në fushat përkatëse, të cilat knë punësuar me mijëra të rinj shqiptarë duke i ofruar paga të larta dhe të sigururara, kushte që shtetit shqiptar nuk mund ti ofrojë për momentin.
Pagat mujore variojnë nga orët e punës dhe kontratat e bëra nga secili operator. Por Parlamenti Italian ka miratuar një ligj me datë 23 nëntor kundër Call Center-ave që operojnë në vendet jashtë BE-së, përfshirë edhe Shqipërinë.
Sipas ligjvënësve italian, zhvendosja e kompanive në Shqipëri apo vende të tjera përmes Call Center ka sjellë një varfërim të vendeve të punës për Italinë.
Tashmë, shteti italian e ka marrë seriozisht pasi e ka neglizuar për shumë kohë këtë problem, ku përmes ligjit të miratuar, këto Call Center nuk do të lejohen më jashtë kufijve të BE-së.
Nese kompanitë vijojnë të hapin Call Center jashtë BE-së do të përballen me gjoba të majme.
Në Itali, Call Centerat kanë të punësuar gjithsej afro 80.000 njerëz. Ndërkohë jashtë Italisë mendohet se janë punësuar diku afro 200 mijë të tjerë. Sipas të dhënave, mbi 25 mijë të rinj në Shqipëri janë të punësuar në Call Center.
Shteti italian, duke marrë shkak nga emisionet apo lajmet e mediave e ka ngritur shpesh herë problemin e Call Centerave pasi në shumë raste klientët italianë mashtrohen nga këto telefonata duke i aktivizuar kontreata të ndryshme kundrejt një pagese.
Neni 35a parashikon se “kur një tregtar vendos për lokalizimin, duke përfshirë caktimin ndaj palëve të treta, aktivitetet e Call Center jashtë territorit kombëtar në një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian, duhet të njoftojë së paku tridhjetë ditë para transferimit në Ministrinë e Punës, duke treguar numrat e telefonit në dispozicion të publikut dhe të sigurohen mbrojtja e të dhënave personale”.
Për më tepër, kur një qytetar telefonohet nga Call Center duhet të njoftohet paraprakisht për vendin në të cilin operatori po telefonon dhe në qoftë se vendndodhja e operatorit në një vend nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu