Aktualitet
Shqipëri-Greqi, 700 mijë njerëz jetojnë atje…
Gazetari Andi Bejtja ka komentuar intervistën e kryeministrit Edi Rama për televizionin grek.
Ai shkruan në një postim në facebook, se Rama nuk duhet të ketë frikë tua thotë të vërtetat në sy fqinjve.
Postimi në facebook:
Keni vënë re si tensionohen marrëdhëniet shqiptaro-greke si rrufe në qiell të hapur! Pse: Sepse shoqëria civile në të dy vendet, një pjesë e medias, në të dy vendet, për hir të së vërtetës, më shumë andej kufirit, nuk janë në pozita të shëndetshme, më shumë kanë aftësinë të helmojnë opinionin publik, se ta qetësojnë.
Në gjithë këtë përplasje të këtyre ditëve Shqipëri-Greqi me protagonist Kryeministrin tonë, më ka ngelur në mendje komenti i një qytetari të thjeshtë, emigrant në Greqi i cili shkruante: bë gallate ti byrazer bë, po ne e hamë.
Janë këta emigrante që e njohin Greqinë dhe politikën greke po aq mire sa Rama në mos më mire. Kjo fjali ka shumë të vërteta brenda, pavarësisht se Kryeministri ynë ka të drejtë kur thotë se e prishja e rreth 20 shtëpive në Himarë nuk është provokim, ka të drejtë që ngre hapur çështjen çame, ka të drejtë të marrë informacion për pasuritë nënujore në kufirin detar Shqipëri-Greqi, por në të njëjtën kohë duhet të mendoje dhe për këta 700 mijë njerëz që jetojnë atje…
Jo duke mbyllur gojën, duke e kthyer heshtjen në mall që shitet, nuk po them këtë se mos keqkuptohem, por jo duke u bërë historian nga pozitat e Kryeministrit, duke folur për histori Akropoli, duke u shprehur nuk jemi më të vegjël, etj, etj., që sa do ta kundërshtojë nuk është as më pak e as më shume provokim prej Shaban Qoseje.
Është e lehtë të sillesh si lider i Aleancës Kuq e Zi e të fitosh duartrokitjet nacionaliste të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufirit dhe është tjetër gjë të jesh Kryeministër serioz që mendon të rregullosh përditshmërinë si të çamëve ashtu edhe të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Kryeministri ynë e di që Greqia është një femër naive që bie me dëshirë pre e të tilla provokimeve ndaj përveç libidos dhe kënaqësisë që mund t’i japë kjo lojë duhet të mendojë dhe për pasojat që mund të ketë sjellja e Greqisë ndaj bashkëpatriotëve të vet. Nuk e di, roli disa herë i Shaban Qoses do jetë thjesht një orgazëm e hedhur në kosh për të dhe me pasoja për përditshmërinë e bashkëpatriotëve të vet, apo mund të jetë dhe një lojë për të futur në grackë Athinën me qëllimin për të filluar dialogun serioz për zgjidhjen e problemeve.
Do ishim shumë të lumtur të gjithë nëse roli i Shaban Qoses do të kishte këtë rezultat të dytë. Te presim, gjithsesi çka po ndodh është një loje e rrezikshme.
Ndërsa bashkatdhetarët tanë atje mund ta kenë një shpresë që Cipras të kopjoje Vuçiç i cili e pranoi publikisht ndryshe nga ai se Rama është një lider global. E keni vënë re që marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe janë përmirësuar:
Pse? Sepse duket qartë që Vuçiç nuk i merr seriozisht ato që Rama thotë. Cipras të lutem ndiq të njëjtën rrugë dhe Ballkani do jetë më i qetë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu