Lidhu me ne

Aktualitet

Gjashtë muaj para zgjedhjeve, Basha: Po hapim partinë, s’do jetë makiazh

 

Nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat, kreu i PD Lulzim Basha doli për mediat për të dhënë lajmin që partia që ai drejton do të hapet, jo për makiazh. Kjo deklaratë vjen vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve dhe Basha në fjalën e tij theksoi se drejt asaj dite do të shkohet përballë kundërshtarit si një parti moderne ku qytetarët duhet të kenë në dorë resurset e vendit dhe të gjejnë shpresën e ndryshimit tek PD-ja.

“Nuk kanë qenë të pakta mesazhet e dyshimit dhe pasigurisë, e kuptoj dyshimin e një shoqërie të zhgënjyer thellësisht me politikën, se në të shkuarën edhe kur ka lindur një dritë shprese është shuar. Dua t’i siguroj ata se ndryshimi i PD, hapja e saj, do të jenë të vërteta të besueshme dhe të pakthyeshme.

basha deklarate
Makiazhet apo gjërat e lëna përgjysmë do minonin besueshmërine PD por edhe shanset për një nderyshim pozitiv në Shqipëri. Do ndërtojmë së bashku me ta një proces që jep garanci të plota se ndryshimi do jetë i vërtetë, ku mund të besojnë dhe mbështeten për të përmirësuar jetën e cdokujt në Shqipëri.

Procesi do jetë i vështirë, udhëtimi ynë do jetë i vështirë, i sulmuar dhe anatemuar nga elitat që kontrollojnë ekonominë, median, por jam i bindur e bashkë me shqiptarët do ja dalim që PD të kthehet në lumin e shpresës, mundësive se në thelb ajo që do ndërtojmë është një Shqipëri që jo ndërton mundësi për një grusht njerëzish që duan të ruajnë statuskunë, por ofron shanse për të gjithë.

Do përfshihen të gjithë, është një proces që ka për qëllim hapjen e PD për këdo që është gati dhe do të japë kontributin e tij dhe të saj për një udhëtim që ka për pikëmbërritje jo thjesht e vetëm një rrotacion politik por një politikë në shërbim të njerëzve dhe jo të elitës.

Ndryshimin do e nisim brenda PD-së, do e nisim duke e bërë PD një parti të shqiptarëve dhe jo drejtuesish që kanë për qëllim ardhjen e tyre në pushtet. Po kështu, nesër do ndryshojmë Shqipërinë.

Sot u diskutua gjerësisht në grupin parlamentar dhe presim zhvillime në javët në vazhdim për ti paraprirë aksionit tonë politik”, tha kreu i opozitës Lulzim Basha.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet3 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal3 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske3 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore3 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Mix3 ditë më herët

Studimi: Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Sipas një studimi, njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshëm. Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të...

Mix3 ditë më herët

Vakti i mëngjesit: Ja gabimet që “sabotojnë” rënien në peshë

1. E anashkaloni plotësisht mëngjesin Ndërsa disa studime raportojnë se anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në marrje pak më...

Facebook