Lidhu me ne

Kryesore

Sulmi me salcë/ Flet Nikolla: Mirela thjesht bëri një gabim

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e ftuara e sotme e emisionit “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili në “News24” ka foluar mbi disa nga temat më të nxehta të sektorit të arsimit në vend të kohëve të fundit.

Duke u ndalur në mënyrë të veçantë te reforma në arsimimin e lartë, Nikolla ka theksuar se ajo është një reformë e cila tashmë ka nisur dhe është në rrugë të mbarë, gjë për të cilën flet numri i lartë i studentëve të regjistruar, por dhe sistemi që qeveria po u bënë institucioneve të këtij arsimi.

E pyetur edhe nga gazetarja Vasili në lidhje me incidentin e ndodhur disa ditë më parë ku vetë ministrja u bë pre e një sulmi të shëmtuar nga një aktiviste e majtë, Nikolla ka hedhur dritë me qetësi mbi këtë çështje.

“Kur shkova në shtëpi dhe takova mamanë time i thashë: ‘Tani jam bërë më e shijshme…’”,- tha ministrja Nikolla në lidhje me incidentin që i ndodhi vetëm pak ditë më parë kur u sulmua me salcë nga një studente aktiviste e majtë.

Ministrja tha më tej se e përjetojë me shumë qetësi këtë ngjarje edhe për faktin se ajo, prej disa vitesh është një prej ministreve më të thjeshta të qeverisë “Rama”, ku çdo ditë lëviz e vetme dhe pa shoqërues apo shoferë.

“Mund të më kishin goditur edhe në vende të tjera. Unë për ditë eci në këmbë. Nuk mbaj shoqërues apo shofer. Edhe kur shkova në aktivitetin e asaj dite, bëra një goxha copë rrugë në këmbë nga shtëpia ime”,- tha ministrja Nikolla.

Ajo shtoi më tej se, i pëlqen fakti që studentët apo të rinjtë janë të lirë të protestojnë hapur dhe të mos keqtrajtohen, arrestohen, apo edhe vriten kur protestojnë.

Intervista:

“Për të qenë e sinqertë në fakt kam ardhur në respekt të debatit me dy profesorët e nderuar dhe pak për të folur për atë që transmetuat. Nuk kam asnjë dëshirë për të komentuar protestuesit. Ka ikur koha kur protestuesit linçoheshin, pushoheshin nga puna, madje edhe vriteshin në bulevard. Mirelën do ta shoqërojë ky gabim, herët a vonë do ta kuptojë që ka bërë një faj. Faji, jo vetëm që derdhi në kokën time salcën por besoj se është përfshirë në një grupim politik që nuk ka lidhje me vlerat e demokracisë, lirisë. Veprimet anarkiste nuk janë ato që ne duam. Ngjarja ishte aty, në sytë e të gjithëve. Unë e përjetova live”, tha Nikolla.

“Incidenti” me ministren Nikolla ndodhi të enjten e kaluar, ku ajo ndodhej në një samit studentor të FRESSH tek Piramida.

Aktivistja kaloi përmes rreshtave dhe i hodhi në kokë salcën ministren, ndërsa më pas u shoqërua nga policia. Gjesti i aktivistes Mirela Ruko ndau edhe opinionin publik, ku një pjesë e mbështeste dhe një pjesë tjetër e shikonte si dhunë.

Çfarë ndjetë?
Shihet në pamje përjetimi im. Një mikeshë e ime më kujtoi diçka. Më dha një përgjigje të Clinton kur e pyetën se si ndihet pas sulmeve të tilla, përgjigjja e saj është “nuk e përjetoj personalisht por shumë seriozisht”, për të reflektuar, për të parë se cilat janë kërkesat.

Kishit sinjalizime?
Jo, absolutisht. Kam dëgjuar edhe ata që thanë 10 njerëz që ishin përgatitur. Ju them atyre dhe kujtdo tjetër, gjëja më e lehtë është të veprosh mbi ministren e arsimit. Unë prej 2 vjetësh nuk kam as shoqërues. Madje kam ecur edhe një pjesë rruge, se makinën e lashë larg. Ta tejkalojmë. E përsëris edhe njëherë jo personalisht shumë seriozisht.

I kam dëgjuar me vëmendje edhe pse nuk kanë kërkuar takim, por nuk ka pasur një komunikim të munguar me këtë grup. Kishin një lloj dëshire rinore për t’u përshfaqur në këto pamje heroike.

Nuk e kanë lexuar ligjin e arsimit të lartë, nuk kanë lidhje. Nuk kanë lidhje me universitetin, vetëm emrin kanë. Janë shumë larg zgjidhjeve që kërkon sistemi arsimor.

E keni parë videon?
Jo nuk kam të tilla dëshira për të parë të tilla skena. Në moshën e asaj vajze, kam vajzën time.

Çfarë ju tha vajza?
Nuk ka pasur përjetime kaq të dhimbshme. U shqetësua mamaja e moshuar, sigurisht.

Çfarë tha mamaja?
Mamasë iu afrova kur më përqafoi, i thashë se jam bërë më shijshme se kam edhe shijen e salcës.

E kuptuat në momentin e parë se çfarë ishte lënda?
Nuk e kuptova se çfarë ishte, por di që jam çuar fare normalisht, kam ecur qetësisht, në shtëpia, bëra dushin e nevojshëm dhe jam rikthyer në takimin për diplomimin e studentëve të fakultetit juridik. Unë jam sot 50 vjeç dhe jeta nuk ka qenë aq e drejtë as me ne.

Çfarë mendoni për gjakftohtësinë e saj?
Ishte një nga gabimet e jetës së saj. Edhe fal mediave është heroina e ditës…

A e ndatë me kryeministrin këtë gjë?
Unë nuk bëj shumë komente. Kryeministri ka ndjekur, fal edhe tv tuaj, ju e keni transmetuar. Jemi takuar direkt në ceremoninë e diplomimit. Po behet debate për këtë ngjarje.

Çfarë mendoni për këto lloj tip protete?
Nëse me pyet si qytetare, këto nuk janë mënyrat si të protestosh. Me ato mënyra që unë mendoj që janë demokratike. Janë mënyra jo të pëlqyeshme, ca më shumë në një moshë universiteti. janë mënyrë protestash.

Ju thatë se bën pjesë në një lëvizje ideologjike?
Është një lëvizje kthim pas në totalitarizëm, Shqipëria i ka kaluar këto faza. Ishte e trishtë që dëgjoja një pedagog të universitetit të Tiran ës që thoshte se është një lëvizje që do të vazhdoj. Se do vijojmë më tej me personazhe të tjera. Në rastin e ligjit të ri për Arsimin e Lartë më duket e tepër që të pretendosh se ka munguar komunikimi me Ministren e Arsimit, pasi është një proces që ka zgjatur në kohë.

Nuk na kanë dëgjuar thonë ata?
Ata ashtu thonë. Dhe në insertin që ju thatë transmetuar se tarifat rriten. Kjo është e pavërtetë.

Ca mendoni për ata që thonë ‘po s’u bë qahmeti për këtë akt’
Mendoj seriozisht, reflektoj se pse njerëzit mendojnë kështu. Nëse binden se jemi në rrugën e duhur. por ka dhe të tjerë që nuk mendojnë kështu. Kjo përkthehet në vendosmëri.

Për ta përmbyllur.. nëse vajza juaj s’do kishte para që të vazhdonte Masterin, si Mirela, mendoni se kjo lëvizje e justifikon gjestin?
Jo nuk mendoj kështu, si qytetare. Nuk ka privim nga e drejta e arsimit dhe s’ka pikën e lidhjes me ligjin e ri të Arsimit të Lartë. Me Mirelën nuk ka pasur asnjë ndikim. ka filluar Masterin. Rezulton se ajo nuk ka përcjell asnjë shqetësim për pagesën e Masterit. Pastaj në lidhje me pamundësinë për veshje në ligjin e arsimit të lartë nuk lidhje fare. Është viti i parë kur institucionet e arsimit të lartë kanë përcaktuar tarifat dhe ato s’janë rritur. Ligji i vjetër mundësonte një bursë.

Mirela i dinte të gjitha dhe s’ka pse na i kuron ne… këtë thoni ju?
Unë nuk di se ça dinte Mirela. Unë di të them se çfarë ka pasur ligji i vjetër.

Jepet një insert ku Mirela ka publikuar një video në Fb e saj ku bën thirrje për protestë nesër para Ministrisë së Arsimit.

Protestë për drejtësi, ju si mendoni?
Po shumë mirë. Protestë për drejtësi.

C’mendoni për kërkesën për dorëheqje?
Që kërkon Mirela dorëheqjen nuk është moment serioz. Nëse më thoni për institucionin e dorëheqjes është më serioz. Për mua personalisht e kam deklaruar publikisht se në çdo ditë të punës time e mendoj që të jetë e fundit. Dorëheqja është një institucion i shëndetshëm në demokraci.

Ju mendoni se nuk i keni këto përgjegjësi?
Nëse do fillojmë të flasim për rezultate, dhe pyetja juaj do jetë ndryshe.

Nesër që protestuesit do jenë aty përbën problem?
Jo aspak. Ata janë djem dhe vajza shqiptare që kanë të drejtë të protestojnë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook