Lidhu me ne

Aktualitet

Kolonja, Dibra dhe pikpyetjet e 2017-ës

Eduard Zaloshnja

Kandidati socialist në Kolonjë mori rreth 5100 vota të djelën. Po të kthehemi prapa 3 vjet në kohë, vetëm 200 kolonjarë më tepër votuan që Edi Rama të bëhej kryeministër. Nga ana tjetër, kandidati agrar mori rreth 3000 vota, ose vetëm 300 më pak se sa mori Berisha para 3 vjetësh për të vazhduar punën si kryeministër (shih grafikun më poshtë). Me pak fjalë, Niko Peleshi dhe  shtabi elektoral që kishte me vete arritën të përsërinin në Kolonjë pothuaj të njëjtin rezultat si 3 vjet më parë, dhe të njëjtën gjë bëri edhe Agron Duka me shtabin e tij elektoral. (Ngushtimi i diferëncës më 2015 kishte të bënte kryesisht me faktin se kandidati i mazhorancës ishte propozuar nga LSI, një fenomen ky që u vu re në të 15-ta bashkitë ku kandidatët ishin të LSI-së)

Ky rikthim tek situata elektorale e 2013-ës në Kolonjë (e më parë në Dibër), tregon se, sado të mobilizohen të dyja krahët elektoralisht, gjasat janë që të mos ketë ndryshime të mëdha elektorale më 2017, nëse nuk do të kemi një rikonfigurim të koaliconeve, ose nëse nuk do të kemi ndonjë një suprizë të fortë nga dy partitë e reja (e Blushit dhe e Bojaxhiut).

Sidoqoftë, nga pikpamja politike, zgjedhjet lokale të Kolonjës (e më parë ato të Dibrës) nxorën në pah forcën e dy partive të vogla: Partisë Agraro-Ambjentaliste dhe PDIU-së. Dy kryetarët e saj nuk kishin ndonjë lidhje familjare apo pune me këto dy bashki, por treguan se mund të angazhonin atje njerëz me ndikim në komunitet dhe të tërhiqnin vota që vetëm partitë e mëdha kanë mundur të tërheqin deri më sot. Fuqizimi i këtyre dy partive do t’i bëjë më të vështira kalkulimet e koalicioneve për tri partitë e mëdha, sepse ato nuk janë si PR-ja, PSD-ja etj., që thjesht shërbejnë si vagona të vegjël që u shtohen trenave elektoralë të partive të mëdha.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar7 orë më herët

Luhatjet e forta të votave të PD-së, përballë ‘murit’ të PS-së

Shkruar nga Eduard Zaloshnja Këto luhatje të forta të votave të PD-së tregojnë se ajo nuk ka një bazë të...

Mix8 orë më herët

Elon Musk shoqëron Trump në konferencën për mediat nga zyra ovale, por vëmendjen e vjedh djali i tij i vogël

Elon Musk iu bashkua Presidentit Trump në Zyrën Ovale të martën, ku foli përpara gazetarëve për herë të parë mes...

Kryesore8 orë më herët

Nga Veliaj e Bushka te akuzat ndaj Dumanit e drejtësisë – Monologu i Ramës para socialistëve e publikut

Kryeministri Rama kritikoi SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme për ato që ai i quajti shkelje të standardeve demokratike dhe abuzim...

Radar8 orë më herët

Berisha: Burri i Alketa Vejsiut ndërton në parkun e Tiranës se pagoi detoksin e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverise Edi Rama se është sponsorizuar nga bashkëshorti i Alketa...

Mix13 orë më herët

Lëngjet që forcojnë kockat dhe trupin

Kockat e shëndetshme janë të rëndësishme për një qëndrim dhe paraqitje të mirë dhe për një rini afatgjatë. Kockat janë...

Mix13 orë më herët

Njihuni me djalin e Arnold Schwarzenegger.

Shumë bukurosh, Patrick i Arnold Schwarzenegger ka bërë daljen e tij në një tapet të kuq i shoqëruar nga babai...

Kryesore13 orë më herët

Sa është paguar nga PD, konsulenti i fushatës së Trump?

Drejtori i Komunikimit me Median në Partinë Demokratike, Alfred Lela, thotë se ardhja e Chris LaCivitas në Shqipëri është një...

Radar14 orë më herët

Gaz Paja i jep kurajo Veliajt pas arrestimit (FOTO)

Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, të shumtë kanë qenë artistë që i kanë dalë në mbështetje dhe e kanë...

Radar14 orë më herët

“Jam pa fjalë”, Klotilda Bushka reagon pas akuzës së SPAK: Ku hyj unë në këtë mes?

Klotilda Bushka Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar pas akuzës së ngritur nga SPAK ndaj saj për “pengim të së...

Temporal14 orë më herët

Sa para duhen për të jetuar në Shqipëri? Studimi tregon kufirin minimal për të mbuluar shpenzimet

Ndërsa fuqia punëtore ka rënë, bizneset janë në kërkim të punonjësve të kualifikuar, si dhe nxiten të rrisin pagat, paralelisht...

Facebook