Mund të jesh njëra prej këtyre nënave: E ke dorëzuar fëmijën pranë një tableti apo një iPhone për të qenë e qetë derisa të përfundosh darkën apo një punë tjetër që ke në dorë. Të gjithë jemi gjatë gjithë kohës të zënë, ndaj shpeshherë një tablet ose smartphone është e vetmja zgjidhje për fëmijën nëse do të përfundosh një punë rehat.
Por këtu ka një të vërtetë të hidhur për të vegjlit që nisin të përgatiten me teknologjinë në moshë shumë të vogël. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (American Academy of Pediatrics – AAP), prindërit që i lejojnë të vegjlit e tyre të luajnë me tabletat apo telefonat duke filluar që nga mosha 15 muajsh bëjnë një gabim shumë të madh. Jo vetëm sepse kjo mënyrë ndikon në shikimin e tyre, por edhe sepse fëmijët fitojnë një lloj pavarësie për të luajtur vetëm.
Kjo do të thotë se, nëse i lini të vegjlit tuaj të luajnë me një iPad pa mbikëqyrjen tuaj, po rrezikoni. Sepse në këtë moshë, (pra rreth 15 muaj), fëmijët mësojnë të eksplorojnë me duar ndërveprimin social, duke parë dhe imituar të rriturit që bëjnë të njëjtën gjë.
Kjo nuk do të thotë që t’ua ndaloni atyre këtë mënyrë ndërveprimi, as nuk do të thotë t’u ndaloni lojërat edukative në smartphone apo në tablet, por këshilla që vjen nga pediatrit është të qëndroni bashkë me ta për të mos i lejuar të veprojnë vetëm, në mënyrë që të ndihen individualë dhe më vonë indiferentë. Ju duhet të qëndroni ulur përballë tyre duke ndërhyrë ndonjëherë për atë që po ndodh aty brenda. Jo vetëm t’ua mësoni lojën, por ndonjëherë edhe “t’ua prishni” atë për t’u tërhequr vëmendje dhe për t’i mësuar të vegjlit me “kundërshtarët”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu