Fatos Nano edhe pse i larguar nga politika dhe Shqipëria prej kohësh, sa herë vjen e shfaqet në Tiranë, rikthehet në qendër të vëmendjes. Madje, nëse nuk ka ndonjë çështje të rëndësishme politike që e përfshin emrin e tij, këto vizita janë edhe më të lakuara kur është i shoqëruar nga Xhoana Nano.
Dje, në eventin e hapjes së Hotel Plaza-s, Nano ishte i pranishëm së bashku me Xhoanën, duke rënë në sy mes të ftuarëve të rëndësishëm.
Edhe pse vitet kalojnë, Xhoana vazhdon të mbetet gruaja e ëmbël me flokë të bukur. Ajo ishte veshur me një fustan të zi, elegant, që thyhej me një xhaketë lëkure të së njëjtës ngjyrë.
Çifti Nano pasi përshëndetjes me aksionerët e Plaza-s, qëndroi për të ndjekur ceremoninë e hapjes.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu