Para disa muajsh, një djalë 6-vjeç me origjinë shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara, u bë i njohur sepse Obama e shpërndau letrën që ai i kishte dërguar. Alex, i tronditur nga pamjet e Omran, djalit nga Siria që qëndronte i gjakosur në ambulancë, kërkonte që ai të vinte e të jetonte në familjen e tij.
Ato fjalë prekëse të dala nga zemra e një fëmije që ende nuk ka zhvilluar të keqen brenda tij, emocionuan gjithë botën, ato siç tha Obama, ishin fjalët e një njeriu që nuk kishte mësuar të ishte cinik dhe bota do të ishte më e mirë nëse të gjithë do të mendonim si ai.
Tani, në prag të largimit nga posti i Presidentit, Obama e ka takuar Alex-in.
“Dukesh shumë bukur me kostum”, i ka thënë ai, ndërsa Alex e ka falënderuar.
-Është i ri?
-Po
-Ma mori mendja-ka thënë Obama.
Alex i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë me prindërit dhe motrën e tij Catherine, të cilën e përmend dhe në letrën dërguar Obama-s, ka qëndruar përballë Presidentit i cili i ka thënë që është shumë i mirë.
“Ishe shumë i mirë dhe i këndshëm, shpresoj që dhe të tjerët ta mendojnë si ty. Isha shumë krenar për ty”, ka thënë Obama.
Ndërsa Alex, 6 vjeç, ka përshëndetur të gjithë nga Shtëpia e Bardhë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu