Lidhu me ne

Aktualitet

Nëse populli mërzitet me qeverinë, duhet të largohet qeveria, jo populli

Basha: Nëse populli mërzitet me qeverinë, duhet të largohet qeveria, jo populli – Pikat kryesore të intervistës

Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha bisedoi dje në mbrëmje me gazetarin Sokol Balla, në emisionin Top Story.

Zoti Basha foli për nevojën e reformimit të partive politike e qeverisjes dhe shpjegoi se cilat do të jenë disa nga ndryshimet që PD po ndërmerr për tu hapur më shumë ndaj qytetarëve.

Për hapjen enegociatave me Bashkimin Evropian

  • Qëndrimi i PD është i qartë, do të mbështesim pa rezerva çdo hap që çon në integrimin europian të vendit.
  • PD ka mbajtur qëndrimin si opozitë dhe për rekomandimin jemi pro, por nuk jemi ne ata që e vendosim. Nëse do të ishte në dorën time, do ta firmosja që sonte.

Për Qeverinë Rama

  • Nëse populli është i mërzitur me qeverinë, nuk duhet të largohet populli siç ndodh këtu por duhet të largohet qeveria.
  • Shqiptarët e ndershëm dhe punëtorë po ikin sepse po shpërblehet krimineli dhe i korruptuari.
  • Sot e gjithë Shqipëria punon për një pakicë që po pasurohet në mënyrë marramendëse.Sot ekonomia e Shqipërisë mbahet peng nga një grusht qeveritarësh dhe oligarkësh.
  • Kryeministri Rama ka në dorë me ligj të shkarkojë Elvis Rroshin që rezulton i dënuar për përdhunim në grup në Itali dhe për trafik droge në Zvicër. Ka në dorë të largojë një numër anëtarësh nga grupi i tij parlamentar të verifikuar për një sërë shkeljesh.
  • Ligji për dekriminalizimin nuk po zbatohet sepse janë dhjetra persona, shtyllë e një pushtetit të kriminalizuar. Jetojmë në një Shqipëri ku krimi, droga dhe politika janë bërë njësh kundër qytetarëve shqiptarë dhe ky është një problem që nuk mund të mbyllim sytë ne.
  • Për shkak të fitimeve nga kanabisi, krimi i organizuar sot ka më shumë fonde se policia, ushtria dhe shërbimet sekrete të vendit të marra së bashku. Kanabisi po prodhon miliarda euro financim për krimin e organizuar.
  • Janë disa arsye pse Edi Rama nuk mund të jetë kryeministri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Detyra ime është të ndërgjegjësoj sa më shumë shqiptarë që kjo nuk ka të bëjë thjeshtë me ambiciet e Lulzim Bashës dhe PD, por ka të bëjë me fatet e tyre.

Për reformimin e Partisë Demokratike

  • Sot në Shqipëri partitë janë problemi, janë peng i kryetarëve. Partitë dhe mënyra sesi është ndërtuar politika është kthyer në problemin e shqiptarëve. Unë do të filloj duke ndryshuar Partinë Demokratike.
  • Jam i vendosur që të eci në rrugën e vlerave dhe PD do të jetë partia e parë që do të aplikojë parimin “një anëtar, një votë” edhe për kandidatët për deputetë.
  • Do të propozoj që zgjedhjet për kryetarin e PD-së të bëhen çdo dy vjet, për t’u dhënë mundësi të gjithëve të krijojnë alternativa dhe ta konkurojnë.
  • Do të hapim partinë për më të talentuarit në mënyrë që të vijnë e të kandidojnë për deputet, por edhe të më zëvendësojnë mua si kryetar. Do e bëjmë këtë duke strukturuar rregullat e konkurencës brenda partisë.
  • Dy arsyet duhet të më besojnë, sepse pranoj gabimet që kemi bërë dhe vizioni që shpalos këtu dhe që po shpalos në gjithë Shqipërinë është vizioni që të arrijmë në një Shqipëri që ofron mundësi për të gjithë duke shpërblyer punën, talentin dhe meritën.
  • Duke ndryshuar Partinë Demokratike sot, nesër do ndryshojmë gjithë Shqipërinë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Tom Cruise në një lidhje romantike me Ana De Armas?

Tom Cruise së fundmi ka nxitur thashethemet për lidhje me Ana de Armas pasi të dy u panë duke darkuar...

Mix13 orë më herët

Oscar 2025: Lista e plotë e nominimeve

Nominimet e ceremonisë së 97-të të Academy Awards janë njoftuar të enjten duke shënuar një ditë të madhe për “Emilia...

Mix13 orë më herët

“Emision për katunarë”, Fero komenton Big Brother

Fero ka qenë i ftuar së fundmi në “Shok Podcast”, ku ka folur për shumë gjëra nga jeta dhe karriera...

Mix13 orë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Arsyeja pse është e mirë për shëndetin dhe pamjen tuaj!

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Jo vetëm...

Mix13 orë më herët

Vendet me popullsinë më të vogël në botë

Gjithmonë flitet shumë për vendet më të populluara në botë, pasi më shumë njerëz zakonisht do të thotë më shumë...

Mix13 orë më herët

Shenjat e horoskopit që shmangin konfliktet në lidhje!

Peshorja: Peshoret janë të njohura për dëshirën e tyre për balancë dhe harmoni. Ata shpesh bëjnë gjithçka që mundin për të...

Mix13 orë më herët

Ana e errët e shenjave të horoskopit: A vlen edhe për shenjën tënde?

Astrologjia ka intriguar njerëzit për shekuj me radhë, duke ofruar njohuri mbi personalitetet, sjelljet dhe parashikimet e së ardhmes për...

Radar13 orë më herët

“Ordiner, unë të zhdëp në dru!”/ Fyerje live në TV mes Halit Valterit dhe gazetarit Enton Abilekaj

Enton Abilekaj dhe Halit Valteri Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat me tone të forta dhe fyerje mes...

Radar14 orë më herët

Erdogan, njeriu më i rrezikshëm sot, CIA dhe FBI do shkrihen

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” Steve Bannon, që mund të quhet edhe ideologu i lëvizjes që sot tubohet pas trumpizmit...

Mix14 orë më herët

Si e përballojnë shenjat e horoskopit stresin?

Stresi është një pjesë e pashmangshme e jetës, por secila shenjë e horoskopit ka mënyrën e vet për ta menaxhuar...

Facebook