Kanë pohuar atë që pritej. Çifti presidencial që banoi në Shtëpinë e Bardhë nga 2001 në 2009, ka pranuar publikisht se nuk kanë votuar për kandidatin e partisë së tyre, Donald Trump.
Familja Bush, e cila ka nxjerrë dy presidentë, baba e bir, mbetën të zhgënjyer nga trajtimi që i bëri Trump rivalit të tij Jeff Bush, gjatë garës brenda Partisë Republikane.
Ish-presidenti W Bush nuk u përzje shumë në fushatën e të vëllait, po ka bërë përjashtim për kandidatin Donald Trump duke e vënë në dyshim përshtatshmërinë e tij si kandidat të Partisë Republikane.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu