Aktualitet
VIDEO – Detyronte të burgosurit t’i lanin makinën/ Manjani pezullon drejtorin e Burgut të Fierit
Pas transmetimit të video-skandalit në News24, ku shfaqeshin të burgosurit e burgut të Fierit duke larë makinën e drejtorit të këtij institucioni Arjan Hasani, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka pezulluar nga detyra këtë të fundit.
“Burgu nuk është një institucion privat. Cdo i burgosur duhet trajtuar me dinjitet si çdo person tjetër”, shprehet Manjani.
“Vijimi i procedurave administrative ndaj këtij rasti pas kthimit të Ministrit Manjani”, deklarojnë burime nga Ministria e Drejtësisë.
Ministri Manjani ndodhet për një vizitë pune në Francë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu