Aktualitet
100 mijë amerikanë vijnë çdo vit në Shqipëri
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka dhënë një intervistë për “Zëri i Amerikës” përmes së cilës jep disa të dhëna edhe komente për rolin e shqiptaro-amerikanëve. Duke renditur disa prej tyre, Lu ka dhënë edhe disa të dhëna që nuk janë shumë të njohura:
“Ajo që njerëzit mund të mos e dinë është se në Shqipëri vijnë çdo vit mbi 100 mijë amerikanë dhe shumë prej atyre janë shqiptaro-amerikanë. Kjo shpjegon pasurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
Diçka tjetër që njerëzit mund të mos e dinë, – tha ambasadori Lu, – është sot në Shqipëri jetojnë në mënyrë të përhershme rreth 20 mijë amerikanë, shumë prej të cilëve janë shqiptaro-amerikanë dhe punojnë çdo ditë për të kontribuar në të mirë të përparimit të Shqipërisë”, tha ndër të tjera Lu.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu