Kryesore
Facebook humb 3 miliardë dollarë për vetëm një ditë
Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckenber, ka humbur 3 miliardë dollarë për vetëm një ditë. “Bloomberg” raporton se ky kjo është një nga humbjet më të mëdha në histori të një investitori që është shënuar brenda vetëm një dite.
Aksionet e Facebook-ut ranë për 6 për qind pasi financieri kryesor, drejtori i kompanisë, David Vehner paralajmëroi investirorët se kompaninë e pret ngadalësim i rritjes të të ardhurave , pasi nuk ka më edhe aq shumë hapësire në “feed/news feed” për publikimin e shpalljeve.
Zuckerberg ka 418 milionë aksione të Facebook, dhe ende është “mirë” për rreth 50 miliardë dollarë. Bloomberg vlerëson se pasuria e përgjithshme neto e Zuckerberg-ut arrin diku rreth 52 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun e pestë më të pasur në botë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu