Lidhu me ne

Temporal

Gjella tradicionale e nacionalistit

Erëzat 

Një sherr i vjetër fshati, gojëdhëna me vrasje dhe kurbet, ndonjë foto e harruar, shtëpi të braktisura, tespije, varrezë e mbuluar nga bari, një çezëm e moçme ku rrjedh pak ujë, ndonjë regjistër kishe a xhamie, sipas dëshirës.

Kushtet e nacionalistit

Duhet të kesh qenë dëgjues i mirë në vogëli, të dish disa përralla, të jesh në gjendje të zësh inat njerëzit edhe kot, të kesh një sintaksë mendore prej tifozi, të jesh nostalgjik, meqenëse romantiku është i pamundur në kohën e të menduarit fast food. Kusht është edhe që të jesh disi i paraqitshëm, të gëzosh një lloj nami çfarëdo që të ngacmosh kuriozitetin. Të mos kesh turp të flasësh atë që mendon. E mira e do që të flasësh edhe pa menduar. Duhet të jesh i bindur se diçka të kanë vjedhur që ke mbetur fillikat. Të duhet një fatkeqësi në cv-në tënde për t’iu bashkuar historisë së përbashkët(shih paragrafin për erëzat më lart).

Të duhet një “kokërr qepë”, nga ato që provokojnë shumë lotë. Pra të duhet dikush që ndryshon shpejt, sheh përpara dhe e pranon të renë. Për këta tipa mund të fillosh të pëshpërisësh se “I ka marrë koka erë”. Adoleshenca është kryesore në gjellën tonë: dikush i ka fryrë në kokë, nuk ka respekt për asgjë, e kanë blerë, harroi prindërit. Vlerën e kësaj aguridhjeje e kupton më mirë po të kesh dështuar vetë kudo: si emigrant, në punë, në kullandrisjen e shtëpisë. Apo kur kupton se risitë që sjellin të tjerët nuk i kishe menduar dot dhe as kishe guxuar t’i provojë. Dështimi pra është një tjetër kusht që të jesh nacionalist i mirë.

Do e kuptosh me kalimin e kohës se kur nuk rrok dot të renë, kur nuk e pranon brutalitetin ndryshues të saj, do nisëësh të pëlqesh historinë(sidomos gojëdhënat), do idealizosh të shkuarën për të përfunduar në polemizim permanent. Ata që martohen shpejt e kuptojnë më mirë këtë gjë.

Si përgatitet?

Gjella është e thjeshtë. Sekreti i saj qëndron te paradoksi mes ndryshimit që sjell konsumizmi dhe paaftësisë për të ndryshuar veten. Mos mendo se ata që deri më dje të dukeshin se ndryshonin shpejt, kanë ndryshuar me të vërtetë. Aspak. Kur përralla e mirëqenies bazë merr fund, njeriu ka nevojë për një përrallë të re. Të tilla nuk ka, as mund të krijohen në vende si tonat. Vende ku nuk ka një profeci të vetme, por vetëm amanete. Në amanete kultivohen edhe identitetet, ndaj ja pra ku merr vlerë ti.

Ah, se harruam. Tek erëzat të duhet edhe një sënduk. Nga sënduku nis e nxjerr rrëfenjat që i di kaq mirë: fotot, tespijet, bën foto të reja te varrezat, pi ujë te çezma e vjetër. Mundet që të pasurosh miqtë me gjenealogji të moçme. Është e thjeshtë: ne qafat, rrëpirat, grykat, madje edhe pemët, si thana, apo rrapi i kemi të lidhura me emra njerëzish. Nuk është e vështirë t’i spërkasësh të gjithë me pak lashtësi. Lashtësia është padiskutim fisnikëri në anët tona. “Sa i ngjan gjyshit! Ça burri që ishte”. Këto fjali dikur kaq pa vlerë, sot kumbojnë origjinën dhe brengën.

Besoj është kuptuar se sapo ka nisur përroi i një përralle që ka morfologji të pazakontë: ajo nuk mbaron me fund të lumtur. Ajo madje nuk duhet të mbarojë asnjëherë, sepse kjo është galeria e një dhimbjeje qindar vjeçare. Një dhimbje ku padyshim te je Vajtuesi i parë, ai që shkruan tekstin e vajit, ai që bën muzikën dhe dekorin.

Rekomandime

Gjella hahet e nxehtë, ndonjëherë edhe e pabërë. Italianët kanë një fjalë të urtë: kush e ha gjellën të nxehtë, ka shije ta rrafinuara. Hahaha. Në këtë rast gjella shtrohet e nxehtë dhe e pabërë sepse duhet që ta kërkojnë prapë nesër të gatuar më mirë. Ja pra ku të duhet të mendosh për dikë që të prish punë. Një maskara të dorës së parë që fut hundët dhe sheh gjetkë. Një i prapë që “nuk i di punët mirë”. Këta janë falas dhe asezonalë. Pra ka përherë.

Është një gjellë me shumë gazra, por nëse kthehesh me pamje të kundërt me fshatin tënd, d.m.th praktikisht rri përballë shtëpisë tënde, mund t’i mbushësh mendjen vetes se do qelbësh të tjerët. Mos lejo që kjo të përflitet, këtë sekret e di vetëm ti.

Shaptilografisti

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook