Lidhu me ne

Aktualitet

Në Turqi po armatosen xhamitë dhe partia e Erdoanit AKP.

turqiNë Turqi po armatosen xhamitë dhe partia e Erdoanit AKP.

Nga Javuz Bajdar*

Aktualisht nuk më ndihmon leximi i librave të historisë. Përkundrazi: është e tmerrshme. Presidenti turk së fundi tregoi muskujt dhe i vuri në dyshim kufijtë aktualë të Turqisë si dhe validitetin e Marrëveshjes së Lausannes nga viti 1924. Mediat turke menjëherë ia filluan të botojnë harta të reja, ku Mosuli dhe verilindja e Greqisë prezanothen si pjesë të parandorisë së madhe turke.

Këtu shihen paralele me hidhërimin gjerman mbi Marrëveshjen e Paqes të Versailles (Versajës) dhe ngritjen e nacionalizmit agresiv dhe të etur për luftë. I tmerruar e kam lexuar librin e William Sheridan Allen «Këtë nuk e kemi dashur», një studim mikroskopik mbi qytetin Northeim dhe zhvillimin e tij nacionalsocialist deri në Luftën e Dytë Botërore. Për mua është tepër e frikshme se sa shpejt atëbotë filloi tmerri.

Kryetarët e shteteve europiane dhe Komisioni i BE-së mbase nuk duan ta pranojnë, shumë prej tyre mbase edhe janë të verbuar nga iluzioni i politikes reale. Por realiteti në Turqi është me plot sinjale shqetësuese, të cilat po shtohen për çdo ditë. Irredentizmin që ëndërron perandorinë e madhe të një populli përtej kufijve të sotëm, mund të përhapet vetëm ngaalë; por duhet të kemi parasysh sidomos një zhvillim tjetër aktual: paralajmërimin e armatosjes masive të partisë qeveritare AKP.

Pak ditë pas grushtit të shtetit të dështuar më 15 korrik u bë plani që partia të shndërrohet në forca të armatosura. Me slloganin «Kurrë më!» disa funksionarë deklaruan se armatosja e qytetarëve është e domosdoshme për të penguar përpjekje të tjera për puç. Mes tyre ishte Sheref Malkoç, një këshilltar i rëndësishëm i presidentit Erdoan. Ai paralajmëroi se «armë të regjisruara» do të shpërndahen qytetarëve.

Organizata pothuaj paraushtarake «Uniteti Osman 1453», emri i së cilës i referohet datës së pushtimit të Konstantinopojës, shpejt deklaroi përkrahjen e saj, pasi në rrjetet sociale ishte shfaqur hashtagu #AKSilalanma (armatosja e AK). Prijësi i saj Emin Canpolat shkroi: «Kjo është një thirrje për të gjithë vëllezërit. Armatosuni për atdhe, për flamur dhe për Erdoanin» dhe shtoi: «Do të vdesin dhe do të vrasim për Erdoanin». Hashtagu u shpërnda shpejt. Në rrjet u tha: «Jemi të gatshëm edhe gjak të derdhim. Synimi ynë i shenjtë është të vdesim si martirë».

Uniteti Osman është një organizatë mjaft e re. E themeluar më 2009 ajo u bë e njohur kur sulmoi redaksinë e gazetës së përditshme «Hürriyet» pas zgjedhjeve të 7 qershorit 2015 dhe e shkatërroi. Synimet e veta ajo i proklamon qartë: «Rritjen e gjeneratave fetare; ringjalljen e stilit të jetës të orientuar në Kuran; angazhimin për rikthimin e Kalifatit; hapjen e Hagia Sofisë si xhami» dhe kështu me radhë.

Gazetarët proqeveritarë po e përkrahin me zell këtë trend. Abdullah Shanlida, kolumnist i së përditshens antisemite dhe antiperëndimore Yeni Akti, shkruan: «Mos kini frikë nga ky shtet! Sepse ai e di saktë se kush duhet të vritet».

Këto tirada urrejtëse dhe publike nuk janë vetëm shpërthime çasti, që tregojnë për një huliganizëm të ri politik. Para pak ditësh ato u futën në retorikën zyrtare dhe u shndërruan në premtim të AKP-së.

Në një tubim të madh të partisë qeveritare në qytetin anadollak Afyon ministri i sapo emëruar i punëve të brendshme Sylejman Sojlu tha: «Ne do ta shpëtojmë çdo funksionar të partisë sonë. Do të angazhojmë truproje për ta dhe do të kujdesemi që të mbrohen me armë të gjata». Ai iu referua sulmeve të shtuara kundër politikanëve lokalë të AKP-së në krahinat kryesisht kurde në lindje dhe juglindje të vendit ku së fundi u plagosën apo vranë disa funksionarë.

Ku mund të çojë kjo armatosje e dyanshme në një rajon të tensionuar? Njoftimet zyrtare konfirmojnë se trendi i filluar nga AKP po zgjerohet. Erdoan Bektash, guvernator i qytetit Rize në verilindje të Detit të Zi, tha se një numër i madh i armëve të regjistruara u janë dhënë «donatorëve». Ai e krahason mandatin e tij me punën si guvernator në qytetin Manisa në Detin Egje: «Këtu brenda tre muajsh kam dorëzuar pesë herë më shumë armë se në Manisa para dy viteve». Ai tha se u dorëzonte personalisht armë qytetarëve «në rast se do të ketë një përpjekje të re për grusht shteti».

Qëndrimet e tilla shpalosin një model që po vërehet në mbarë vendin. Gazeta «Cumhuriyet» raportoi së fundi se qeveria po planifikon një ligji të ri të emergjencës, i cili mundëson edhe regjisrimin e armëve në nivel lokal. Por jo vetëm kaq. Edhe më i bujshëm është lajmi se presidiumi i çështjeve fetare (Diyanet), autoriteti më i lartë islamik i vendit, i cili me gjasë ka marrë funksionin mbrojtës të ushtrisë, tani ka deklaruar se ka krijuar «njësi të të rinjve» në xhamitë e vendit. Jashar Ji-it, njëri nga përfaqësuesit ë të lartë të Diyanetit ka paralajmëruar këtë. «Në 45 mijë prej 85 mijë xhamive duam të krijojmë njësi të rinisë. Në dashtë zoti, deri në vini 2012 do të kemi 20 mijë të tilla».

Pa marrë parasysh si shikohet kjo, modeli është i qartë. Gazetat e pavarura si «Cumhuriyet» raportojnë se pjesa më e madhe e tregut privat të sigurisë është e lidhur me AKP-në. Përgatitjet për armatosjen e qytetarëve besnikë të AKP-së dhe politizimi i rrjetit të xhamive deri në nivelin më të ulët janë shqetësuese. Edhe më keq: presidenti Erdoan po kontakton bajraktarët e katundeve dhe po u bën thirrje të lajmërojnë për çdo aktivitet «subverziv». Para dy ditësh ai foli para qindra njerëzve: «Tani unë jam i pari i katundit dhe i kontrolloj të gjitha».

Edhe më i thellë është polarizimi dhe përçarja sociale pas 15 korrikut. Turqia gjendet para luftës civile. Një koleg së fundi pyeti me përzemërsi në «Cumhuriyet»: «A është gabim të supozohet se AKP po e themelon ushtrinë e vet?» Me këtë frikë ai nuk është i vetmuar. Xhelal Ylgen, një avokat i njohur, tha: «Çfarë do të bente vaki nëse dikush tani do të kërkonte armatosjen e Kemal Kiliçdarolu, shefin e partisë opozitare CHP? Ku do te shpiente kjo? Thirrja për armatosje është thirrje për luftë civile. Hajdutët po defilojnë për çdo ditë nëper rrugë. A do ta marrin këta njerëz vendin nën kontroll nëse zgjedhjet nuk do të sjellin rezultatin e ‘dëshiruar’?»

Edhe një informatë e fundit: një anketë e OECD-së tregon se 35 për qind e të rinjve turq mes moshës 15 dhe 29 vjeçare janë keq të arsimuar dhe të papunë – një nivel i ulët historik.

*Javuz Bajdar është gazetar turk dhe themelues i platformës së pavarur mediale P24. Për punën e tij ai në vitin 2014 është shpërblyer me European Press Prize. Ky teskt është botuar në «Süddeutsche Zeitung».

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix14 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix14 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix14 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar14 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix15 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix15 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix15 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske16 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix16 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook