Lidhu me ne

Temporal

Madia

edison

Nga Edison YPI
Për të mos u shtyrë më thellë në mjegullat e kohës, qëllimi i komunikatorëve të mesjetës, murgjve dhe dervishëve misionarë, nuk ishte përhapja e së vërtetës në kuptimin e sotëm por e dogmave që nuk pranojnë verifikim. Njehsimi i mesazhit me faktet ishte i padëshirueshëm si për dhënësit dhe për marrësit. Megjithatë mes palëve një mardhënie ekzistonte. Misionarët arrinin ta komunikonin atë që u interesonte përmes asaj që pritej, dëshirohej, pëlqehej, funksiononte, përmes ëndërrës. Mes qëndrës së ngushtë prejnga mesazhet vinin dhe bazës së gjërë që mesazhet i merrte, nuk qarkullonin fakte por ëndërra. Njerëzve të shumtë të bazës së kënaqur me ëndërrën nuk u interesonte të dinin çfarë faktikisht ndodhte në qëndrën e gjeshur të pak krerëve. Po ashtu, qëndra e pak barinjve nuk merakosej fort çfarë saktësisht ndodhte në periferinë amorfe. Ishte kohë e artë për protagonistët adhurues të ëndërrës mohues të faktit, poetët, artistët. Ishte fatkeqësi për idhtarët e strukur të pazëshëm të faktit dhe mohues të ëndërrës. Ëndërra, kjo çimento e mirë për të mbajtur të lidhura qëndrën me periferinë funksionoi për qindra vite.

Kur nisën shpikjet e mëdha, avulli, hekurudha, korenti, drita elektrike, telegrami, telefoni, shtypshkronja, gazeta, autor i shumicës së të cilave shpikje qe një adashi im, mardhënia thelbësisht ëndërrtare mes qëndrës dhe periferisë nisi të ndryshojë. U krijua një gjendje e ndërmjetme; Një numur njerëzish nisën të interesoheshin se çfarë faktikisht ndodhte në qëndër. Qëndra nisi të interesohej për çfarë konkretisht ndodhte në periferi. Ëndërra zbriti nga piedestali. Piedestali u shemb.

Rëndësia e dishepujve të ëndrrës, ra. Rëndësia e adhuronjësve të faktit, u rrit. Për të ruajtur ekuilibrin bazë-qëndër dhe që mardhënia të vazhdonte të ekzistonte, në kushtet e reja lindi domosdoshmëria e një institucioni, nevoja e përdorimit të një mjeti të ndërmjetëm mes faktit, ëndërrës, dhe adhuruesve përkatës. Lindi Media, gazetat, revistat, radiot, televizionet, etj. Media, po aq sa lumturoi dishepujt e shumëvuajtur të faktit apo të vërtetës, dëshpëroi adhuruesit e ëndërrës. Zhvillimi i teknologjive favorizoi gjendjen e ndërmjetme që u inkurajua si diçka pozitive që duhej pranuar prej të gjithëve, si shtim i shanseve për gjithkënd që deri atëhere kishte për të thënë por pengohej, kishte diçka për të bërë por nuk i mundësohej, shkurt si shtim i Lirisë. Media ishte dhe është një Liri, që si me gjithçka tjetër edhe abuzohet. Media u përdor edhe për manipilim. Aq sa tashmë shumica e protagonistëve të saj nuk janë njerëz qëllimmirë por mbijetuesa përmes manipulimit.

Me shpikjen e Internetit, u çfaq një tendencë e re, një fazë e tretë, si gjithë dukuritë bashkëkohore, në dukje më e thjeshtë, në thelb më e ndërlikuar se dy fazat e para.

Preokupimet që po çfaqen lidhur me fatin e Medias në formën e ankesave të tipit “audienca është bërë e cekët”, “njerëzit i janë larguar leximit”, “interesimet kulturore artistike po degradojnë”, nuk kanë bazë, janë klithma të mbijetuesve përmes mediave, dëngla të të patalenruarve që Median e përdorin në interes të vetes. Ajo që pas pak pritet të ndodhë është fantastike. Duke u informuar në çdo çast dhe për gjithçka jo vetëm nga celulari që e mban gjithë kohës me vete, por edhe nga shtypja e një butoni me të cilin së shpejti do paisen soba, lavatriçja, tenxherja e groshëve, do bëhet e mundur përmbysja e tablosë së herëshme me murgjë dhe dervishë me zero fakte dhe vetëm ëndërra, për të kaluar shumë shpejt në vetëm fakte dhe zero ëndërra me protagonistë secilin prej të gjithë banorëve të planetit.

Shteti islamik, disa pranvera demokratike arabe të dështuara, atentatet terroriste, çvendosjet migratore, e deri te haberet për nisjen e luftës së tretë, nuk të lënë të dyshosh se me botën dhe qytetërimin diçka ka ndodhur.

Po, diçka ka ndodhur.

Media e ndotur ka lindur Madian hëpërhë të pastër.

Nëse në kotën e murgjve dhe dervishëve njerëzit jetonin të mbështjellë me ëndërra të bukura, tash e tutje njeriu do jetojë i mbështjellë me lajme të sigurta të verifikuara nga shumë burime.

Dashuria e njerëzimit me ëndrrën mbaroi. Nuk ka më ëndërra, ka fakte. Në të ardhmen e afërt do jetë po aq e pakuptimtë ta dyshosh lajmin sa edhe para qindra vitesh ëndërrën.

Injoranti, shpifaraku, budallai, hajvani i sotëm me maus në dorë, nuk ësht problem. Do lodhet. Do dali ndonjë hunlesh t’i fusi një grusht. Do t’i ngulet diku ndonjë hu. Do përfundojë në çmendinë ose në burg. “Një mesjetë tjetër duket në horizont”, “teksti vdiq, mesazhet do përcillen vetëm me video” dhe të tjera marrina, janë grrahmat e fundit të manipulatorëve të cilët do vazhdojnë të na pengojnë derisa të arrijmë ku kemi qënë. Por në një nivel shumë më të lartë. Tek një mënyrë thelbësiaht e re komunikimi. Tek Madia, që si e thotë vetë emri “mad”, protagonistë të krisur të saj do jenë ata të cilëve bota u përket; murgjët dhe dervishët e paepur, idealistët e përkushtuar, autorët e talentuar, fictionarët e fandaksur, artistët shpirtmëdhenj e zemërzjarrtë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook