Lidhu me ne

Kryesore

Bashkimi Shqipëri-Kosovë/ Lubonja: Jam për një shtet më të mirë, jo një shtet më të madh

lubonja-abc

“Nëse e bëjmë dallimin mes etnisë dhe kombit, e me komb nënkuptojmë përkatësinë në një shtet-komb si Zvicra, atëherë nuk ka dyshim se do të ndërtohet ose jemi në procesin e ndërtimit të një kombësie kosovare, në të cilën do të bëjnë pjesë përveç shqiptarëve edhe pakicat”.

Kështu ka thënë në një intervistë për gazetën kosovare ”Zëri”, analisti Fatos Lubonja.

Sipas tij, ai është për një ”shtet më të mirë, jo një shtet më të madh”. Megjithëkëtë, ai ka thënë se edhe ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë ka bazë.

”Padyshim që ka bazë. Ka bazë në një vullnet historik të shqiptarëve për këtë bashkim. Ka bazë sepse kemi të bëjmë me një etni, se flitet një gjuhë edhe pse me dialekte të ndryshme.”, ka thënë ndër të tjera Fatos Lubonja.

Cili është identiteti i kosovarëve dhe a kanë ata pos trungut etnik dhe gjuhësor të përbashkët edhe histori të përbashkët me Shqipërinë?

“E para gjë që më vjen të them është se në pyetjen tuaj çështja shtrohet sikur identiteti është një dhe i ngurtë. Mendimi i sotëm, përgjithësisht i pranuar i studiuesve është se identiteti është një proces. Pra, nuk mund të flitet për një identitet shqiptarë qysh nga koha e ilirëve e këtej sikur nuk mund të flitet për një identitet kosovar qysh nga kohët më të vjetra. Në periudhën osmane shqiptarët kanë qenë një etni me një gjuhë të përbashkët (shqipen) brenda një identiteti osman, por kanë pasur edhe identitete të ndryshme fetare, lokale etj. Nuk mund të mohohet se kosovarët janë pjesë e etnisë shqiptare që me një kontekst historik tjetër kanë zhvilluar edhe identitete tjera. Për shembull, identitetin jugosllav. Për shembull, shumë kosovarë kanë folur gjuhën serbo-kroate, të cilën shqiptarët e Shqipërisë nuk e kanë njohur. Kur bëjmë krahasimin në mes të shqiptarëve dhe kosovarëve duhet të vëmë re dy gjëra, mendoj unë. Vullnetin e kosovarëve për të ndërtuar një identitet si ai i shqiptarëve të Shqipërisë – mjaft të kesh parasysh përqafimin e gjuhës standarde – si dhe një kontekst historik që e ka penguar këtë lloj identifikimi, qoftë në periudhën e Jugosllavisë, qoftë edhe pas ngjarjeve që kanë ndodhur me formimin e shtetit të Kosovës sipas një negocimi me ndërkombëtarët të cilët kanë imponuar një flamur me gjashtë yje, himin etj. Edhe këto janë pjesë e një procesi që ndikon për të krijuar një identitet tjetër nga ai i shqiptarëve të Shqipërisë”, është shprehur Lubonja.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix2 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix2 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix2 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix2 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix2 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar2 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix2 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar2 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook