Lidhu me ne

Aktualitet

Pse po sulmohet sot kryetari i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj?

gjon-gjonaj

Nga Pashk Alia*

Prej disa muajsh, kemi parë në media dhe organe shtypi, disa sulme ndaj kryetarit të Bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj. Kjo sjellje ka shqetësuar opinionin publik dhe mua përsonalisht. Ajo që shqetëson shumë pukjan,  është se ai, po sulmohet pikërisht me disa akuza, të cilat nga askush që realisht e njeh z.Gjonaj, nuk mund të merren si të verteta. Pse? Unë jam njëri që e njoh përsonin në fjalë, qysh nga vitet 1970 kur ishim fëmijë, më pas si student dhe,  në vijimësi në punë të përbashkëta drejtuese. Kurrë në jeten time, nuk kam dëgjuar dhe as kam parë tek ky përson një sjellje që bie ndesh jo vetem me ligjin, por as me opinionin shoqëror.  Për 5 vite me radhë, unë jam ai që kam ndjekur në vijimësi punën e kuadrove dhe, sidomos të drejtuesve të rangut siç në atë kohë ishte z.Gjonaj, një titullar i lartë i një ekonomie bujqësore me peshë të madhe në rreth. Asnjëherë nuk ka ndodhur që të sillte problemin më të vogel, përsa i përket mardhenjeve me njerzit, mardhenjeve me ligjin dhe as me zbatimin e tij me perpikmeri. Ka qënë një organizator i mirë dhe pikerisht për ketë është rizgjedhur disa herë në detyrën e Kryetarit të Kooperativës së Qrretit, një ekonomi që fillonte nga Gomsiqe e Vau-Dejes, Gomsiqe Pukë, , kufizohej me Terbunin dhe qytetin  Pukë, me Qelez e Koman. Askush nuk ka ngritur pretendimin as ankesen më të vogel, se Gjon Gjoni, ka vënë dorë ndonjeherë në xhepin apo pasurinë  që atij nuk i takon. Kjo edhe për faktin, se është cilësi e karakterit të tij kryelartë, por edhe pse vjenë nga një familje, ku malli dhe pasuria e vënë me punë, në ato rrethana të asaj kohe, nuk i kanë munguar. Ka qënë një organizator i përkryer në menaxhimin e situatave ekonomike, qoftë edhe në vështirësi, për të garantuar një vlerë të ditës së punës në nivelet e duhura, krah ekonomive të tjera të mira të rrethit edhe pse jo gjthçka varej prej tij. Nuk mund të flas unë më shumë për ketë rast, se sa të sjellë në vemendje faktin, se pikërisht për meritat të tij përsonale dhe mënyrën e sjelljes në atë periudhe, kur verejmë, se pas 25 vite të dorëzimit të detyrës që ka mbatjur në atë sistem, në zonën e Qerretit është votuar më shumë, se sa në asnjë zonë tjetër të teritorit elektoral të Pukës. Gjon Gjonaj, ka filluar bizneset e tij ne vitet e para të pas 1990-tes dhe ka patur suksese në çdo ndermarrje të tij. Nuk e di sot se sa pasuri ka vënë, por di një gjë se ai nuk e turperon veten kurrë.

A mund të jetë gjë më mjerane, se sa të akuzosh një drejtues qoftë edhe një njeri të thjeshtë, për një gjë të cilën ai nuk e ka. Si mund të bëjë gjurmë një akuzë, siç ajo e pak kohëve më parë, se ai dikur në Lezhë, i zënë në pozitë të vështirë paska përdorur armë. Unë jam në Lezhë prej 22 vite dhe ndjekë më interesim çdo lëvizje apo çfarë ndodhë më pukjanët e mi të mirë e të sjellshem dhe, kurrë nuk e dëgjova një gjë të tillë. Jo vetem Gjoni, një kuader prej 30 vite, por as pukjani me i varfer i zonave më të thella të Lezhës, apo pukjan që kalojnë nëper Lezhë,  nuk kryen kurrë një sjellje që bie ndesh me moralin shoqëror dhe traditen nga ai vjenë, nga Puka jonë krenare. E din akuzuesi, se në anën 7-bajrakshe nga është edhe Gjon Gjoni, duhet të matesh mirë para se sa ta nxjerësh armen, dhe se po e nxore tradita nuk ta lejon ta fusësh më në brez pa e zbrazur. Po të kishte ndodhur kjo do të quhej një turp. Atëherë kë ka vrarë apo plagosur, Gjoni Ynë?. Askënd pra, se ndrsyhe do të ishte futur në burg.

Akuzohet më tej për kultivim apo marrje në mbrojtje të kultivuesve të Drogës. Ky pozicion dhe ndonjë ves tjetër i kësaj natyre, janë pikërsihtë gjerat që Gjoni i ka urryer tërë jeten. Ai përherë thoshte, se po të jetë me jetu me keto lloi punësh, unë do të mbesja pa ngrënë. Nderkohë që për të bërë biznes të paster, të legalizuar, ai është i lindur për kah pozitivja.

Kur po germoja pak ditë më pare, në arkivin tim pësonal të të shkruarit në atë kohë, të para viteve ’90, gjeta dy artikuj të mi të viteve 1987-1988-1989, në të cilët flitej për dy gjera: E para për punën që bëhej në atë kohë nga drejtuesit e ekonomive bujqësore, për tu siguruar specialistëve dhe kadrove nga rrethet e tjerë, kushte pune dhe jetese sa më të mira. Dhe na rezultonte, se Gjoni ishte një drejtues nder më të mirët, i cili interesohej dhe donte ta dinte thuajse çdo ditë, se si kanë ngrënë dhe si jetojnë ata, natyrishe në ato kushte dhe mundësi të asaj periudhe. E dyta, një artikull tjetër, që bënte fjalë për punën e drejtuesve për tu siguruar kuadrove kushte studimi dhe për nxitur sedren për studim. Edhe këtu në kolonat e këtij artikulli, Gjoni rrjeshtohej krah të mirve. E pra këta dy artikuj, unë nuk i bëra sot kur po sulmohet Gjoni, as për të mbrojtur atë, por plot 28-30 vite më parë.

Pikerisht për sentimente të tilla, po shquhet Gjoni, kryetari ynë edhe sot në drejtimin e Bashkisë Pukë. Ai çdo ditë e më shumë po “zhgënjen”, natyrisht për mirë edhe ata, që mbase në zgjedhjet e 2015, nuk e kanë votuar. Një kryetar i cili ndermerr kontrolle ne kuzhinen e konviktit të Gjimnazit Pukë, për të parë cilësinë e ushqimit, që hynë e shikon në raftet e nxënësve, sa ata janë të veshur, sa batanie kanë në krevate, një titullar që shkon në kopshtin e fëmijve dhe shikon qysh në mesin e shatorit nëse është shtuar akoma batania për fëmjet e kopshtit etj. Një titullar Bashkie që ndjekë më përkushtim problemet e arsimit dhe shkon në analizat e shkollave të mesme, siç ndodhi para 15-ditësh në shkollen e mesme Luf.

Një drejtues që siç na ka ardhur haberi në Lezhë, i cili në diten e parë të hapjes së shkollës, shkon për të përshendetur dhe,  rrogen e tij mujore, jua shperndanë fëmijve të cilët nuk kanë baballarë. Ne kemi parë shumë veta, qoftë edhe drejtues që kanë bërë padrejtësi e kanë fituar shumë, por nuk kemi parë të tillë, që pagen e tijë t’jua bëjë dhuratë fatkeqve pa prindin kryesor.

Gjon Gjonaj, është një oragnizator dhe drejtues model i kohëve të sotme. Unë ndjehem mbase fajtor për cilësi të tilla që ai paska patur dhe që neve nuk kemi arritur t’ja shperblejmë në atë kohë me poste më të larta, por eci me mendimin se mbase i kishte më të fshehura e nuk ja kemi vënë re.

Vetem me projektin, gjetjen e sponsorit, masandej prodhimin e bustit për të madhit Migjeni, dhe vënjen e tij në mesin e Qytetit të Pukës, në një vend që i bën nder jo vetem Pukës, por edhe më tej, Gjoni ka treguar aq patriotizem, aq sqimë, aq talent drejtuesi, sa jo vetem  jua ka kaluar tërë drejtuesve të pushtetit lokal të tërë viteve ( pamvarsishtë punëve të mira që edhe ata kanë bërë në drejtime të tjera) nga viti 1945 deri në vitin 2016, dhe nga pasioni im për ketë veper arti që ka bërë, më lind mendimi të them, se sikur asgjë tjeter të mos bëjë në ketë mandat, ai e ka justifikuar emrin e tij.

“ Na mori fymë kryetari Gjoni-thotë jo nga inati por nga pasioni, z. Astrit Kuçi- zv.kryetar i Bashkisë Pukë. Natë ditë në punë. I pari është vetë dhe tërë të tjerët pas tij. Nuk mundet ti shmangemi punëve kur shikojmë, se ai shumë ditë të javës është vetë thuajse 20 orë në ditë në punë”. Unë e besoi plotësishtAstritin, por ketë ma perforcon edhe Tan Zaja, Zv.kryetari tjetër i Bashkisë, cili, përditë është në lëvizje, sa në Pukë, sa në Gjegajn, Qelez, Lezhë, në interesim për punët, për konkretizime të studimeve me projekte,etj. Aq për tu besuar janë tregime të tilla për Gjonin, saqë për nevoja të mia, kam shkuar 4-5 herë kohet e fundit në Pukë, dhe përherë, gjatë tërë ditës nuk më jepej mundesia ta takoja, veçëse një ditë për pesë minuta në këmbë dhe jemi marrë vesh vetem nepëres të mesazheve. Atë ditë për dy orë që po prisja në paradhomë ta takoja, e filloi punën me pergjegjësin e zyres Arsimore të Rrethit, më pas më atë Pyjores, pas pak me Enverin nga Qerreti, një hall kishte ai për ti bërë prezent, mua me priti në këmbë 5 minuta, nuk u preka aspak pse më kushtoi aq pak kohë, sepse kishte lënë takim me Zv.Ministrin e Mjedisit dhe më pas më një shoqatë tjetër.

Është një punë në metodë, jo kalimthi dhe e përkohëshme. Bashkia Pukë gumëzhinë nga puna e tërë ekipit të punësuar aty. Djem dhe vajza të rinjë, por të përkushtuar,  të kombinuar me burra dhe gra me eksperiencë, pra që tregon pjekurinë e një drejtuesi në kombinimin e brezave dhe përfitimeve reciproke të vlerave të seicilës palë. Ai e kupton, se përzgjedhja e kuadrit dhe gjetja e njeriut të duhur për punën e duhur, është gjysma e punës së një drejtuesi.

Gjon Gjonaj, mund të jetë nder më të mirët drejtues të qeverisjes vendore, që me vizionin dhe organizimin e tij,  ka garantuar projekte me bollek , projekte reale dhe të vlefshme, sa e kanë bindur Kryeminstrin z.Edi Rama, të japë mbeshtetje  në shumë fusha për Pukën. Ai e dinë mirë se çfarë kërkon, ku ta kërkojë dhe sit a argumentojë.

Jam i bindur se ai burrë, më tej drejtues pushteti, nuk do të zhgenjejë as pukjanët dhe as Kryeminstrin,  për sa do të bëjnë për Pukën. Puna e tij nuk është përqendruar vetem tek gjerat më të ndjeshme, si ekonomia, punësimi, bujqësia, por i ka marrë gjerat në front: duke u investuar njëlloi edhe tek arsimi, pyjet, territori, sporti, pedonalja, stadiumi, etj., deri  tek  arkeologjia e zonës, për të sjellur në jetëshkrim objekte të hsitorisë së një kishe, një shpelle, një rruge karvanësh, një kuvend të moçmish, gjera këto që lartësojnë historinë dhe kuturën pukjane.

Për gjëra të tilla është aq metodistë, saqë dinë të vëjë në punë pensionistë, historian e studiues duke fillar nga moshat vitale deri edhe 80 vjeçare, si z. Meçi etj. Ai është i gatshem të ecë, të takoi, të bisedojë më këdo që i ka sadopak mundesitë të bëjë diçka për Pukën.

Ja pra pse  mendoi se z. Gjonaj, po sulmohet pikërishtë për gjëra të tilla të mira që bën. Jemi mësuar tashmë më që të shohim sulme të tilla. Por dua të garantoi, se në Pukë, me sa kam kontaktuar ditët e fundit askush nuk ndjehet i skuqur me kryetarin e vet Gjon Gjonaj, përsa është shkruar e folur, për sa ëshët shpifur, përkundrazi shumë veta në biseda, shprehin neveri për këto prononcime, shpifje të cilat nuk qëndrojnë. Në anët tona jemi mësuar që edhe armikut t’ja njohim vlerat dhe t’ja përmendim. Nëse nuk e bëjmë këtë nuk ndjehemi fisnikë. Është një normë e sjelljes tonë 7-bajrakshe, që tjetrit mos ja ul vlerat, mos e ceno në seder, në nder,  në vlera dhe as në karakter, mos shpif e mos trillo për të. Një sjellje të tilla nuk e lejon as besimi fetar.

Fundja perse e sulmojmë një njeri, një kuader drejtues, kur e shikojmë që po perpiqet, po punon. Në vend që ta motivojmë, ta pergëzojmë, bëjmë krejt të kunderten.

Gjon Gjonaj, ka qënë në pikë më të dobet kur ishte në garën elektorale, kur votohej emëri i tij dhe,  nëse këto gjëra do të ishin të verteta, atëherë përse nuk janë përmendur në atë kohë. Nëse do të qëndronin mos vallë do të kursehej ky burrë ato ditë. Jo kurrë nuk do të fshiheshin qoftë edhe për faktin, se në ato caste qoftë edhe  shpifjet do të zinin vend më shumë.

Në fund të fundit edhe politika sado e mbrapshtë, nëse dësherojmë ta bëjmë pak të besueshme duhet të ketë pak ndershmeri, vertetësi, të ketë pak fisnikëri .

Unë eci me bindjen, se një pemë që nuk ka kokrra nuk ka pse të sulmohet.

I urojmë z. Gjonaj, më së pari shëndet, suksese në punën që ka nisur, më tej e inkurajojmë për punë të mira në vijimësi, të mëtejshme, për të qënë sa më afer atij populli të mrekullueshem, një popull i cili nuk i përfill intrigat dhe as shpifjet, sepse edhe në të arthmen ata do ta vlerësojnë, punën tuaj, do të të  përkrahin, do të votojnë dhe do t’ju kujtojnë gjatë për punët e mira që po bëni.

*Qytetar Nderi i Bashkisë  Pukë

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix11 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix11 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix11 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar12 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix12 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix12 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix13 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske13 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix14 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook