Dhjetra fëmijë në fshatin Zhaojue në Kinë u duhet që të kalojnë një rrugë shumë të vështirë për të shkuar në shkollë, aq sa u rrezikohet dhe jeta.

Rruga për të shkuar në shkollë është e gjatë 3 kilometra dhe si të mos mjaftonte gjatësia e rrugës, fëmijëve u duhet që këto 3 kilometra t’i bëjnë duke u ngjitur në majën e malit Schicuan, sepse aty ndodhet shkolla.

Fëmijët e ngjisin majën e malit me disa shkallë hekuri të improvizuara, nga vetë banorët e zonës, të cilat u lehtësojnë disi kacavjerrjen, por kurrsesi nuk ulin rrezikun që fëmijët të aksidentohen, ose më e keqja të humbin jetën.

Ky fenomen është denoncuar disa herë nga fëmijët e prindërit tek autoritetet vendore, por ende nuk është bërë asgjë për këta heroj të vegjël.

kinwkine-2

kina66kinw-8

kinekinw-3kinw-6kinw4kina-9kinw5

/cnn.com/