1

Ka dy mënyra për të qëruar gështenjat. Mënyra e parë është ajo e X-it, ndërsa mënyra e dytë është prerja e fundit të tyre.

Mënyra e parë: Me një thikë të mprehtë, bëni një “X” në anën e sheshtë të gështenjës. Pasi të keni penetruar lëkurën, mund ta zhvishni kollaj. Bëni kujdes të mos prisni gështenjën, por vetëm lëkurën.
Mënyra e dytë: Prisni me thikë fundin e gështenjës. Mbushni me ujë një tigan dhe hidhni gështenjat në të. Ziejini për 10 minuta (koha varet nga lloji i gështenjës. Nëse ka lëkurë të fortë, do të duhet më shumë kohë. Gështenjat e reja ziejnë më shpejt). Hiqini nga zjarri. Mbajini gështenjat në ujë të ngrohtë për një qërim më të lehtë.

Merrini një nga një gështenjat dhe nisni t’i qëroni duke nisur nga fundi që keni prerë më parë. Nëse gështenja është e vështirë për t’u qëruar, futeni sërish në ujë të nxehtë për t’ia liruar lëkurën. Nëse ende nuk ia hiqni dot lëkurën e brendshme (më e vështira për t’u qëruar), hidheni gështenjën.
Në varësi të recetës, përdorini gështenjat ose ruajini në frigorifer, në një enë të mbyllur. Gështenjat mund të rezistojnë në ngrirje 1 ose 2 muaj.