Lidhu me ne

Mix

Profil/ Asma Asad, gruaja e bukur e një diktatori

Sapo ka bërë flokët te parukierja, një ‘make up” i lehtë dhe shumë e kuruar. Asma Asad është rishfaqur në televizion, duke thyer një heshtje që ka zgjatur 8 vjet. Me një theks të përsosur anglez, “First Lady” e Sirisë ka dhënë javën e shkuar një intervistë për televiziobin rus, “Russia 24”.

“Ndiej dhimbje dhe trishtim për sirianët që vuajnë, ndaj kam parapëlqyer të mos them asgjë”, – ka shpjeguar ajo për gazetaren që i kërkonte llogari për heshtjen e saj.

Kështu, ndërsa bota akuzon bashkëshortin e saj se po masakron civilët në Alepo, me ndihmën e aleatit rus Putin, Asma flet për vuajtje dhe nuk është dakord me ata që e akuzojnë familjen e saj për krime lufte. Një sjellje që ka garantuar mbrojtjen dhe sigurinë ekonomike të saj dhe të fëmijëve. “Do të qëndroj në krah të bashkëshortit tim”, – ka thënë 41-vjeçarja pa zbuluar se cili shtet i ka ofruar azil. Siç nënvizon “The Guardian”, sipas David Lech, profesor i historisë në “Trinity University” të San Antonios në Texas dhe autor i “Siria, rënia e Asadëve”, vendimi i “Zonjës së Parë” për të thyer heshtjen “është një sinjal sigurie nga ana e regjimit se është duke fituar kundër opozitës. Ndihen të qetë për mbështetjen që kanë marrë nga Rusia dhe Irani”, – ka nënvizuar akoma historiani.

Nga ana tjetër, Asma në këto vite nuk ka qëndruar plotësisht në heshtje. Përmes profilit të saj në Instagram të presidencës siriane, është shfaqur në disa vizita humanitare, e mbrojtur nga hashtagu #WeLoveYouAsma.

Dhe pak duket se e kanë lëkundur edhe kritikat pas skandalit financiar të “Panama Papers”, që kanë nxjerrë në dritë shpenzimet e saj marramendëse në bizhuteri dhe aredime, ndërsa popullata siriane ishte e detyruar të hante gjethe dhe mbeturina për shkak të shtetrrethimit të urdhëruar nga Bashari. Ajo nuk ka lëvizur asnjëherë nga qëndrimi i saj, as kur bashkëshortet e ambasadorëve të Gjermanisë dhe Britanisë në Kombet e Bashkuara, i kërkuan të dalë hapur në mbështetje të paqes dhe për të detyruar të shoqin t’i japë fund betejës së përgjakshme në Siri.

E bërë “Zonjë e Parë” në Siri në vitin 2000, Asma Asad ka lindur në Londër në vitin 1975. E diplomuar në informatikë, para se të martohej me Basharin, ajo ka punuar për J.P.Morgan. Pas martesës së saj me presidentin sirian, shtypi për vite e ka konsideruar si shembull të modernitetit. Pastaj ka lindur tre fëmijë: Hafez, 14 vjeç, Zein, 12 e Karim, 11. Për vite, shtypi i regjimit i ka treguar botës imazhet e kësaj gruaje me fytyrë perëndimore, ndërsa shoqëronte fëmijët në shkollë. Deri në vitin 2011, kur nisi lufta. Pikërisht në këtë periudhë, ajo u shndërrua në “Lady Hell”, ose “Zonja e Ferrit”./Shqip/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix24 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore1 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar1 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix1 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar1 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar1 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook