Lidhu me ne

Kioske

Forbes /14 shkrimtarët më të paguar për 2016-n

636033519272820255-1784210579_babf5f1f9906d452700743366c46defb

Çdo vit, revista Forbes bën renditjen e njerëzve më të pasur në botë, përveçse atë të atletëve, muzikantëve dhe personazheve të famshëm më të paguar.
Prej pak kohësh ka dalë edhe renditja e ‘Shkrimtarëve më të paguar’ për 2016. Ashtu si në vitin 2015, në vend të parë është autori i thrillerëve amerikanë, James Patterson, që publikon dhjetëra romane në vit, i ndihmuar nga një skuadër bashkëpunëtorësh. I dyti në renditje është shkrimtari për fëmijë Jeff Kinney, autor i serisë “Ditari i Gregut”.
Mes Patterson dhe të dytit në listë, Jeff Kinney, ka një diferencë të madhe: Patterson ka fituar 95 milionë dollarë (85,3 milionë euro), ndërsa Kinney 19,5 milionë (17,5 milionë euro).
Në total, 14 autorët e listës kanë fituar 269 milionë dollarë nga qershori 2015 deri në qershor 2016; për të bërë llogaritë, Forbes ka vlerësuar të ardhurat nga shitja e librave (duke përfshirë ebook dhe audiolibra) të realizuara nga shoqëria për hulumtimin e tregut, Nielsen BookScan, si dhe atyre që vijnë nga të drejtat e autorit dhe ato për përshtatje kinematografike e televizive. Për të qenë të saktë për shifrat, Forbes ka biseduar edhe me vetë shkrimtarët, agjentët dhe editorët e tyre. Klasifikimi është bërë duke mos përjashtuar taksat, si dhe shpenzime të tjera që lidhen me punët.

8. DAN BROWN – 8,5 MILIONË EURO
Dan Brown – autori i “Kodi Da Vinçi” – ka publikuar “Ferri”, romani i tij i fundit i frymëzuar nga historia e Dante Aligerit, në 2013, por është ende ndër shkrimtarët që fiton më shumë. Ka shkruar gjithsej tetë libra: dy libra humoristikë së bashku me të shoqen në vitet ‘90 dhe gjashtë thriller.
Ata më të famshëm kanë për protagonist ekspertin e simboleve fetare Robert Langdon, që është interpretuar nga Tom Hanks në filmat: “Kodi Da Vinçi” në vitin 2006, “Engjëj dhe djaj” në vitin 2009 dhe “Ferri”, që ka dalë më 13 tetor të këtij viti në kinema.

 

8. RICK RIORDAN – 8,5 MILIONË EURO
Rick Riordan, emri i plotë i të cilit është Richard Russell Riordan, është i njohur si autor librash për fëmijë në veçanti për librin Percy Jackson & the Olympians, prej të cilit janë frymëzuar dy filma pa shumë sukses – në të parin luanin mes të tjerësh Uma Thurman, Pierce Brosnan e Rosario Dawson. Këta libra kanë për protagonistë perënditë e Greqisë së lashtë dhe bijtë e tyre, gjysmëperëndi të lindur në epokën moderne, ndër të cilët Percy Jackson është i biri i Poseidonit. Riordan është edhe autor i shtatë romaneve për të rritur.

 

8. GEORGE R.R. MARTIN – 8,5 MILIONË EURO
Është autor i sagës “Gjueti fronesh” nga i cili është frymëzuar seria TV “Games of throne”. Historia zhvillohet në një botë fantazie që të kujton Anglinë në mesjetën e vonë. Por në seritë e fundit, historia e filmit ka nisur të shkëputet nga ajo e librit.
Libri i parë doli në SHBA në vitin 1996, ndërsa në janar, Martin bëri të ditur se libri i gjashtë që do të titullohet “The Winds of Winter” do të dojë ende shumë muaj punë. Sezoni i gjashtë i serisë televizive është transmetuar para publikimit të librit. Saga do të mbyllet me një libër të shtatë “A Dream of Spring”; ndërsa “Game of Thrones” do të përfundojë me sezonin e tetë të transmetimit. Sipas Forbes, me përfundimin e serisë televizive, Martin mund të zbresë në klasifikimin e shkrimtarëve më të paguar, por librat e tij të mëparshëm vazhdojnë ende të shiten.

 

7. PAULA HAWKINS – 8,97 MILIONË EURO
Autorja e thrillerit “Vajza në tren” ka shkruar katër romane rozë me pseudonimin Amy Silver, para se të shkruante diçka më serioze. Hawkins është angleze edhe pse ka lindur në Zimbabve. Është gazetare dhe ka punuar për një kohë të gjatë për të përditshmen “Times”. Libri “Vajza në tren” ka shitur 11 milionë kopje në të gjithë botën dhe suksesi i saj i 2015-s së bashku me “Vajza e zhdukur” të Gillian Flynn në vitin 2014, kanë krijuar një traditë të re në letërsinë amerikane: atë të librave me fjalën “vajza” në titull.

 

6. JOHN GREEN – 8,97 MILIONË EURO
Romani i tij i parë “Duke kërkuar Alaskën”, është publikuar në SHBA në vitin në 2005. Nga libri “Qytete letre”, i publikuar në vitin 2008, është frymëzuar filmi me të njëjtin titull në vitin 2015 me producent Jake Schreier e aktorë Nat Wolff e Cara Delevingne, ndërsa “Faji në yjet tanë” (roman i vitit 2012) u bë film i drejtuar nga Josh Boone dhe aktorë Shailene Woodley e Ansel Elgort. Të gjithë romanet e Green flasin për adoleshentë me një jetë të ndërlikuar, shpesh edhe afër vdekjes. Kjo ndodh veçanërisht te “Faji në yjet tanë”, që tregon historinë e dashurisë së dy të rinjve të prekur nga tumori.

 

6. VERONICA ROTH – 8,97 MILIONË EURO
Veronica Roth është shkrimtarja më e re në moshë e listës së Forbes: është 27 vjeç dhe ka debutuar si shkrimtare në moshën 23 vjeç. Është autore e trilogjisë “Divergjentja”. Janë libra fantastiko-shkencorë dhe të gjithë bashkë kanë shitur 35 milionë kopje në të gjithë botën. Duke e krahasuar me vitin e kaluar kur fitoi 25 milionë dollarë (22,6 milionë euro), Roth ka zbritur shumë në listë. Pjesa e dytë e Divergjentja, do të dalë në vitin 2017.

 

6. E.L. JAMES – 12,6 MILIONË EURO
E.L. James, emri i vërtetë i së cilës është Erika Mitchell Leonard, është autore e trilogjisë që nis me “50 hijet e Greit”. Nga libri i saj i parë është frymëzuar filmi me të njëjtin titull, me regjisor Sam Taylor-Johnson dhe i interpretuar nga Jamie Dornan e Dakota Johnson. Në 2017-n, do të dalë “Fifty Shades of Black”, që do të drejtohet nga James Foley.

 

5. NORA ROBERTS – 13,5 MILIONË EURO
Nora Roberts (emri i vërtetë i se cilës është Eleanor Marie Robertson) është një shkrimtare amerikane e romaneve rozë dhe publikon rreth pesë libra në vit. Disa prej librave të saj janë përshtatur për filma. Mes librave të saj mund të përmenden: “Një dhuratë e çmuar”, “Misteri i liqenit” etj.

 

5. DANIELLE STEEL – 13,5 MILIONË EURO
Danielle Steel është një tjetër shkrimtare romanesh rozë. Ka publikuar 129 libra (22 prej të cilëve janë përshtatur nëpër filma), të përkthyer në 25 gjuhë të botës, dhe shitur më shumë se 650 milionë kopje.

 

5. STEPHEN KING – 13,5 MILIONË EURO
Stephen King ka shkruar 54 romane dhe ka shitur më shumë se 500 milionë kopje. Forbes thotë se ka fituar më shumë se 450 milionë dollarë (407 milionë euro). Shumë prej romanëve të tij janë bërë filma si “Rrezatimi” (1980) i Stanley Kubrick, “Në krahët e lirisë” (1994) etj.

 

4. JOHN GRISHAM – 16 MILIONË EURO
Është një shkrimtar i famshëm librash intrigash, ndër të cilët “Raporti Pelikan” e “Njeriu i shiut”. Që prej vitit 1988 ka publikuar një libër në vit dhe është ndër ata shkrimtarë (si Stephen King e Danielle Steel) që ndiqen nga lexues të pasionuar që lexojnë çdo libër të ri. Nga librat e tij janë frymëzuar 8 filma dhe një seri TV. Që prej vitit 2010 ka publikuar një seri librash për fëmijë, protagonisti i të cilit quhet Theodore Boone.

 

3.J.K. ROWLING – 17 MILIONË EURO
J.K. Rowling është autorja e sagës së “Harry Potter” (shtatë gjithsej, të cilëve u shtohet “Harry Potter dhe fëmija i mallkuar”), tre romaneve të verdhë dhe të publikuar me pseudonimin Robert Galbraith etj. Pjesa më e madhe e të ardhurave të Rowling vjen nga të drejtat e librit “Harry Potter”, prej të cilëve janë frymëzuar një seri filmash, si dhe videolojëra, lodra e sende të ndryshme.

 

2. JEFF KINNEY – 17,5 MILIONË EURO
Në nëntor të vitit të kaluar u botua libri “Më çoni në shtëpi” i dhjeti i serisë “Ditari i Gregut”. Çdo libër është shkruar sikur të ishte ditari i protagonistit
11-vjeçar Greg Heffley. Seria ka frymëzuar edhe tre filma në 2010, 2011 dhe 2012. Kinney, që po ashtu merret edhe me projektimin e videolojërave për fëmijë, ndërkohë po punon për librin e 11.

 

1. JAMES PATTERSON – 85,3 MILIONË EURO
Patterson përveçse është ndër shkrimtarët që fitojnë më shumë, është edhe në vendin e tretë të klasifikimit të njerëzve të famshëm më të paguar. Shkruan shumë, falë edhe ndihmës së njerëzve që punojnë për të, edhe pse është Patterson vetë krijuesi i ndodhive dhe personazheve. Ai ka publikuar 150 libra, më se shumti të gjinisë thriller.
Edhe po të mblidhnim bashkë shitjet e John Grisham, Stephen King e Dan Brown nuk mund të arrihet numri i përgjithshëm i kopjeve të shitura nga Patterson. Ndër të tjera ai është edhe autori i parë që ka shitur më shumë se një milion ebook në 2010. Deri tani librat e tij kanë frymëzuar katër filma, por në krahasim me autorët e tjerë që fitojnë shumë nëpërmjet të drejtave kinematografike, të ardhurat e Patterson varen kryesisht nga shitja e librave.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Temporal2 orë më herët

Donald Trump, premtimet e mbajtura dhe pasojat globale

Presidenti i SHBA po bën ekzaktësisht atë që tha se do të bënte Donald Trump po bën saktësisht atë që...

Mix2 orë më herët

5 këshilla financiare për të rinjtë, si të menaxhoni paratë?

Kur hyni në vitet e para të pavarësisë financiare, menaxhimi i parave mund të duket i vështirë. Shumë të rinj...

Radar3 orë më herët

Pse po rishfaqen thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore?

Thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore janë përhapur prej vitesh. Tani, Candace Owens, komentatore e ekstremit të djathtë...

Mix3 orë më herët

Kate Cassidy rrëfen bisedën e fundit me Liam Payne

Katër muaj pas vdekjes tragjike të Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë mesazhet e fundit që...

Mix3 orë më herët

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të...

Radar3 orë më herët

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse...

Radar3 orë më herët

12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të...

Radar4 orë më herët

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të...

Radar4 orë më herët

Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Sajesë nga këneta

Edi Rama Një prej qytetarëve ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse është I vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në...

Kryesore4 orë më herët

Sondazhi i parë i Euronews: PS fiton thellë, PD “dërrmohet”, partitë e reja mund të hyjnë në Kuvend

Është publikuar sondazhi i parë i Euronews Albania, që tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte...

Facebook