Lidhu me ne

Kryesore

Nëse dëshironi të bëheni shkrimtare, martohuni me biznesmen

Shkrimtari Fatos Kongoli u takua dje për një libër me studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. I emocionuar nga pjesëmarrja e studentëve ai rrëfeu për krijimtarinë e tij letrare, por nuk hezitoi as që të këshillonte studentët. “Jeta është shumë e çuditshme. Unë kam studiuar në Kinë për matematik. Shkuam në shkollë dhe dolëm mësues, jo matematicien, por unë përfitova prej saj atë që është logjikë matematike”. Shkrimtari mendon se matematika ka ndikuar shumë në atë që shkruan në letërsi, por dhe në të kuptuarin e vetvetes. “Prandaj unë i sugjeroj çdo shkrimtari dhe atyre që duan të merren me letërsi, të bëjnë një kurs sado elementar në matematikë”. Shkrimtari letërsinë në Shqipëri e konsideron si një sfidë, sepse të ardhurat që merr prej saj, janë fare modeste për një shkrimtar-familjar. “Të jesh shkrimtar në Shqipëri është një sfidë, sepse duhet të përballosh varfërinë. Letërsia nuk të jep as pare dhe as dreq”. Megjithatë, shprehet se për këtë gjë Kongoli është mirëkuptuar nga familja e tij. Ndërsa, shkrimtarëve të rinj u sugjeron që nëse një ditë do të bëhen shkrimtarë të gjejnë një zgjedhje, që familja mos të vuajë pasojat e kësaj zgjedhjeje ekonomikisht. “Nëse një vajzë do të bëhet shkrimtare duhet të marrë një burrë biznesmen,  ndërsa një djalë të martohet me një vajzë të kamur”, tha shkrimtari.

Fatos Kongoli (1944) ka lindur në Elbasan. Ai është shkrimtar dhe matematikan shqiptar. Është autor i një vargu librash, si “Tregime”, “I humburi”, “Bolero në vilën e pleqve”, “Iluzioni në sirtar”, “Lëkura e qenit”, “Jetë në kuti shkrepësesh”, “Si-do-re-la”,“Gjëmia e mbytur” etj. Është vlerësuar me çmime kombëtare, si “Shkrimtari i vitit” me “Ballkanika” me “Penda e artë”. Mban titullin “Mjeshtër i madh”.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook