Lidhu me ne

Kryesore

Si janë pasuruar biznesmenët tanë?

Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën Opinion në kanalin televiziv News24 ka folur për partitë e krijuara rishtazi, për ligjin e mbetjeve dhe për pasanikët e vendit.

Lubonja, si janë pasuruar biznesmenët tanë – Pikat kryesore të intervistës

Më poshtë, disa nga pohimet kryesore të Zotit Lubonja:

Për partitë e reja

  • Këto forcat e reja duken pak si ‘hajt ndërtojmë anije’ por sa janë ata që do kapërcejnë oqeanin?! Ky është problemi tek forcat e reja.
  • Të mbledhësh njerëz të zhgënjyer këtë e gjen, por sa arrin të ndërtosh një besim, një dashuri të re, një vizion që njerëzit të ndërtojnë anijen. Në këtë aspekt duhet shumë punë. Nuk është një punë që bëhet sot për nesër.
  • Këtu del problemi sa do të arrijnë këto forca të reja të ndërtojnë anijen, vizionin dhe sa urgjente është të ndryshojmë.

Për partitë ekzistuese

  • Në Shqipëri partitë tona kanë mendësi totalitare. Nuk duan të profilizohen si vizion, i majtë ose i djathtë por tentojnë t’i përfaqësojnë të gjithë
  • Ne nuk duhet të merremi thjesht me Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta. Po nuk u morëm me sistemin që kemi ndërtuar që duhet transformuar
  • Duhet më shumë demokraci, transparencë, koherencë. Flit një gjuhë, ji koherent.

Për ligjin e mbetjeve

  • Në lidhje me plehrat mendoj këtë: është aq evidente e keqja, sa duhet një arrogancë shumë e madhe, i kalon caqet për ta aprovuar këtë ligj përsëri.
  • Edhe LSI-ja me sa janë sinjalet që shohim e ka kuptuar se po firmosi edhe këtë është e varrosur përfundimisht në kuptimin në shërbim të Edi Ramës.

Për biznesmenët në vend

  • Pse të gjithë pasanikët që ka Shqipëria kanë biznese në kundërshtim me interesat publike? Filloje qysh nga fabrikat e çimentos, me ndërtime pa fund që kanë shkatërruar qytetet, me bregdetin që e kanë bërë skandal. Më thuaj si janë pasuruar biznesmenët tanë.
  • Njerëz të pasur bëjnë lobin dhe vendosin ata, si rasti i plehrave.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix9 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix9 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore9 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix10 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar12 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore12 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal12 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix12 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar13 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook