Lidhu me ne

Kryesore

Duhet të paguash që të jesh deputet

Denoncimi i Majlinda Bregut/ Duhet të paguash që të jesh deputet

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, kërkon që për financime të dyshimta, kryetarët e partive politike në Shqipëri të shkojnë para drejtësisë edhe gjatë zhvillimit të fushatës zgjedhore.

Propozimin e saj, Bregu e mbështeti në shembullin e vendeve që kanë hapur negociatat me BE-në, të cilat kanë një prokuror të veçantë që merren me mashtrimet zgjedhore.

Deputetja demokrate deklaroi se me sistemin aktual, ligjvënësit janë të varur plotësisht nga krerët e partive dhe për të hyrë në Parlament duhet të paguajnë.

“Në gusht të këtij viti, kur shumë zëra ishin në një hare të pajustifikuar se sa e mirë do të ishte qeveria teknike që do të shpëtonte Shqipërinë nga të gjitha gjëmat e kësaj qeverisjeje, madje disa po ndanin edhe emrat e ministrave, kam thënë se problemi i të gjithave do të jetë hilja që po ndodh me Reformën Zgjedhore. Unë jam një nga të paktët njerëz që besoj se me ligj mund t’i ndalësh dorën korrupsionit me votën. Për të mos i shkuar asaj skemës që është e mirëqenë dhe është gjithmonë në fuqi: ku duhet të paguash për të qenë deputet, ku duhet të paguash dhe të tregosh veten se sa i aftë je për të marrë vendin në Parlamentin e ardhshëm, ku nesër duhet të jesh i gatshëm të bësh vetëm çfarë thotë partia jote, ku koka jote nuk vlen dhe nuk ka rëndësi për 4 vite, sepse ka rëndësi vetëm koka e kryetarit të partisë që të ka zgjedhur”, deklaroi ish-ministrja e Integrimit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix14 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix14 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore15 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix15 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar17 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore17 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal17 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix18 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar18 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook