Lidhu me ne

Aktualitet

Në Kosovë shënohet rasti rrallë i pacientes me probleme në zemër.

img_4785Një rast i rrallë sa i përket anomalisë në zemër është shënuar në Kosovë dhe është trajtuar me shumë kujdes në Spitali Amerikan.

Kardiokirurgjia si një nga departamentet më të suksesshme të këtij spitali, ka shënuar edhe suksesin e radhës në Kosovë.

Pacientja 28 vjeçare Ardita Aliaj nga Suhareka kishte një patologji të lindur nga ato më uniket, ajo kishte Atrium unik (të vetëm) të zemrës, ku si pasojë e kësaj zemra e saj kishte tri dhoma dhe jo katër sa është normalja, dy Ventrikuj dhe një Atrium.

Pacientja ka lindur me një anomali të tillë, duke pasur vështirësi të shumta në mënyrën e të jetuarit.

Ekipi i mjekëve që realizuan me sukses operimin kardiokirurgjikë, janë Dr. Besnik Kojcici, kirurg Kardio – Vaskular dhe Dr. Fatos Kojqiqi –  kirurg Kardio-Torakal. Ky operacion për nga natyra është shumë i veçantë dhe nëse shikohet edhe në aspektin botërorë, përqindja e pacientëve me një anomali të tillë është shumë e ulët, fakt ky që e bënë edhe më specifik procedurën e operimit.

Dr. Besnik Kojcici tha se pacientes në fjalë i është bërë ndarja e Atriumit në dy dhoma me një Patsch.

14682049_10154768902194059_3766805690784805938_o“Procedura e operacionit ka shkuar shumë mirë, tashmë pacientja është shumë mirë dhe gjendja e saj ka qenë shumë stabile, ajo tashmë ka katër dhoma të zemrës, dy Ventrikuj dhe dy Atriume”, thotë Dr. Besnik Kojcici – Shef i Departamentit të Kardiokirurgjisë në Spitalin Amerikan.

Dr. Fatos Kojqiqi –  kirurg Kardio-Torakal tregon se pacientët të cilët mund të kenë një anomali të tillë ndihen të lodhur dhe të pa fuqishëm për të kryer punë fizike, mirëpo sipas tij personat e tillë janë shumë të rrallë.

“Një rast i tillë është shumë i rrallë, mirëpo ne jemi shumë të lumtur që gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe se pacientja tashmë mund të vazhdojë jetën normalisht si të gjithë njerëzit e tjerë”, thotë Dr. Fatos Kojqiqi –  kirurg Kardio-Torakal në Spitalin Amerikan. Sipas Dr.Fatosit rastet e tilla në botë pothuajse janë në një përqindje shumë të ulët, afërsisht 0.002%

Kurse pacientja Ardita Aliaj, ndihet shumë e kënaqur me gjithçka që kanë bërë mjekët e Spitalit Amerikan për të. Ajo tregon se para operimit ndihej shumë e lodhur dhe e pa fuqishme për punë fizike.

“Para se të operohesha ndihesha shumë e lodhur, gjymtyrët e poshtme më rrinin gjithmonë të ftohta, edhe gjatë verës, gishtërinjtë me mpiheshin. Ndërsa tani katër ditë pas operimit po e ndjejë menjëherë ndryshimin në gjithë trupin tim për të mirë”, thotë 28 vjeçarja, Ardita Aliaj.

Ardita shumë shpejtë pritet që t’i bashkohet familjes dhe për të vazhduar jetën normalisht si  gjithë të tjerët.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Mix3 ditë më herët

Studimi: Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Sipas një studimi, njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshëm. Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të...

Mix3 ditë më herët

Vakti i mëngjesit: Ja gabimet që “sabotojnë” rënien në peshë

1. E anashkaloni plotësisht mëngjesin Ndërsa disa studime raportojnë se anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në marrje pak më...

Radar3 ditë më herët

“Vula e PD do kalojë në Strasburg”, Basha flet edhe për zgjedhjet e 11 majit

Lulzim Basha i kooalicionit Demokratët Eurotlantik ka folur lidhur me listat, koalicionet dhe 11 majin e zgjedhjeve parlamentare që na...

Kritike3 ditë më herët

Berisha, mall i skaduar që pengon PD të fitojë zgjedhjet!

Shkruar nga Spartak Ngjela Spartak Ngjela Prandaj, sikurse edhe kuptohet, gjendja e Partisë Demokratike ka vetëm këtë shpresë për të...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor, nuk do të mungojë dashuria dhe pasioni

Dashi Gjatë kësaj dite nuk do të mungojnë kënaqësitë për shumë çifte. Dikush do të kurorëzojë një ëndërr dashurie, ndërsa...

Mix3 ditë më herët

9 vite me Danny Fujikawa, por Hate Hudson refuzon të martohet! Ja pse?!

Kate Hudson gjatë paraqitjes së saj në “The Dreë Barrymore Show” ka pranuar se edhe pse ka 9 vite me...

Mix3 ditë më herët

Shtëpia prej 5 milionë dollarësh ku Meghan Markle filmoi serialin e saj: Pse s’zgjodhi rezidencën e saj?

Prona luksoze në Kaliforni ku Meghan Markle xhiroi serialin e saj të ri të Netflix “With love, Meghan” është bërë...

Mix3 ditë më herët

Celine Dion e ftuara speciale në ”Eurovision Song Contest 2025”?

Organizatorët e Eurovision Song Contest (ESC) shpresojnë të mirëpresin këngëtaren dhe ish-fituesen Céline Dion si një mysafire speciale në finalen...

Kryesore3 ditë më herët

Kur do i mbyllë Rama, bigbrother, përputhen apo ishulli tundimeve?!

Koment nga ARDIT HAXHIJA Kur do i mbyllë Rama, bigbrother, përputhen apo ishulli tundimeve?! Edi Rama po përpiqet ta shesë...

Facebook