Lidhu me ne

Kryesore

Puna në grup, si të bashkëpunoni në mënyrë sa më efikase

wbi_group_work

Sipas disa studimeve të fundit, diversiteti i anëtarëve të një grupi pune ka avantazhet dhe dizavantazhet në mbarëvajtjen në punë.

Avantazhet

Një grup pune i përbërë me persona që nuk janë të ngjashëm me njëri-tjetrin mund të ketë këto efekte pozitive në rezultatet e një pune grupi:

Secili ka idenë e tij mbi zgjidhjen më të mirë të një projekti.

Sa më shumë ide të ketë mbi zhvillimin e një projekti, aq më i lehtë bëhet realizimi i tij.

Dizavantazhet

Punonjës që u përkasin kulturave të ndryshme mund të krijojnë mosbesim te kolegët e tyre.

Të qenët pjesë e një grupi ku kolegët u përkasin kulturave të ndryshme, mund të çojë në krijimin e problematikave të tilla si moskuptimi si pasojë e komunikimit në gjuhë të ndryshme.

Si të keni performancën më të mirë me grupe të ndryshme pune

Kohët e fundit, ecuria e një biznesi po mbështetet gjithnjë e më shumë në punën e skuadrës ndërmjet punonjësve në mënyrë që produktiviteti i një kompanie të rritet sa më shumë.

Kjo sfidë e shumë kompanive shihet mjaft qartë në përfshirjen e një grupi pune të punonjësve që kanë diferencë moshe, arsimim në fusha të ndryshme e deri te diferencat kulturore që mund të ketë secili prej tyre.

Edhe performanca e një pjese të madhe të menaxherëve varet nga arritjet e skuadrës së tyre. Sipas disa studimeve të fundit të kryera nga Universiteti i Kalifornisë, me në krye professor doktorin Kenji Klein, elementi i diversitetit në grupet e punës mund të rrisë performancën e një kompanie, por një gjë e tillë shoqërohet edhe më një risk të lartë, sepse shpeshherë ka rezultuar që diversiteti në një skuadër është shoqëruar me dështimin e një projekti.

Prandaj menaxherët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen e stafit dhe krijimin e grupeve të punës, sepse ato jo gjithmonë janë produktive.

Diversiteti i një grupi pune funksion më mirë në rastet e shpjeguara më poshtë:

Projekte që kërkojnë dhënien e ideve të ndryshme.

Projekte që kanë nevojë infomacioni që u përket fushave të ndryshme.

Globalizimi i kërkesës së biznesit që rrjedhimisht të çon në formimin e grupeve të punës që u përkasin kulturave të ndryshme.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix4 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske4 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore4 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet9 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook