Kryesore
Ja video e grabitjeve: Kapet ‘tmerri i karburanteve’
Policia e Tiranës bëri të ditur se ka arrestuar një 21-vjeçar, të quajtur Geraldo Guci, banues në kryeqytet dhe me detyrë punonjës i Gardës së Republikës, që ishte kthyer në tmerrin e karburanteve.
“Shtetasi i lartëpërmendur, pasi linte mjetin e tij në një distancë të konsiderueshme dhe kontrollonte me kujdes territorin, bënte goditjet në karburant.
Shumën monetare të marrë në karburante dhe armën e zjarrit sëbashku me veshjen, i vendoste në brendësi të sediljes së mjetit të tij tip “Mercedes Benz”, për t’iu shmangur pikave të kontrollit.
Ky shtetas rezulton të jetë autorë i dyshuar i disa vjedhjeve me armë, të disa karburanteve në Tiranë dhe konkretisht:
- Më datë 16.10.2016, në rrugën “Isuf Elezi”, Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 8.000 lekë dhe një aparat telefonik “iPhone”
- Më datë 12.10.2016, në rrugën “Isuf Elezi”, Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 15.000 lekë
- Më datë 09.10.2016, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 20.000 lekë.
- Më datë 03.09.2016, në rrugën “Muslym Shyri”, është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 40.000 lekë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
- Një aparat telefonik i tipit “iPhone 6”, i vjedhur më datë 16.10.2016, shtetasit H. S.
- Një automjet i tipit “Mercedes Benz”, TR8483P, në pronësi të shtetasit Geraldo Guci, ku në brendësi të saj u gjendën:
– Tre gëzhoja pistolete model 54.
– Dy fishekë automatiku model 56”, njofton Policia e Tiranës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu