Lidhu me ne

Kryesore

Ekonomiku shpall 776 vende të lira, dy ditë para nisjes së vitit akademik

Fakulteti-Ekonomik

Një ndër fakultetet më të kërkuara në Shqipëri, fakulteti i Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës ka sot që shkruajmë 776 kuota të paplotësuara. Pra gjysma e vendeve në këtë fakultet aq të lakmuar nga maturantët janë bosh. Kjo shpallje bëhet zyrtarisht nga fakulteti vetëm dy ditë para nisjes së vitit të ri akademik.

Nëse studentët e vitit të parë duhet të zënë vend në auditor më 20 Tetor, fakulteti shpall vendet e lira sot më 17 Tetor dhe deklaron se afati për regjistrime është deri nesër më 18 Tetor.

“Numri i kuotave të paplotësuara për secilën degë përkatësisht është:  265 në Degën Financë, 279 në Degën Administrim Biznes, 156 në Degën Informatikë Ekonomike dhe 76 në Degën Ekonomiks. Regjistrimi për këtë raund fillon në datën 17.10.2016, ora 08:00 dhe përfundon në datën 18.10.2016, ora 19:00”, thuhet në njoftimin për mediat. “Theksojmë se, maturantët që nuk regjistrohen në asnjë nga degët ku janë shpallur fitues në datat 17-18 Tetor, në fazat pasardhëse humbasin të drejtën e studimit në FE-UT”, thuhet më tej nga fakulteti.

Ky njoftim lë vend për shumë dyshime….

A u bë skema e pranimit në universitete e tillë që maturantët të detyrohen të braktisin shtetërorin dhe të shkojnë në privat?

Pse janë gjysma e degëve bosh tek Ekonomiku, kur duhen dy ditë që të nisë viti akademik?

A u regjistruan në universitetet private, nga frika se do të mbeten pa shkollë, me qindra maturant ?!

A ishte pikërisht Ministria e Arsimit që bëri të rinjtë konfuzë dhe me pak shpresa për të fituar edhe pse kishin pikët maksimale?

Një pyetje publike për Ministrinë e Arsimit: Sa kuota keni në total në lira në universitetet publike? Dhe sa maturantë janë regjistruar këtë vit në institucionet e arsimit të lartë privat?

/R.Dedaj-Opinion.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix17 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske18 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore18 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet22 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar2 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix2 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar2 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar2 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport2 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook