Lidhu me ne

Kryesore

Lubonja ia “hedh topin” LSI-së/ Çfarë qëndrimi do të mbajë tani për “Plehrat”?

Lubonja ia “hedh topin” LSI-së/ Çfarë qëndrimi do të mbajë tani për “Plehrat”?

Në një prononcim me Skype në News 24 analisti Fatos Lubonja ka komentuar rikthimin në parlament nga ana e presidentit Bujar Nishani të ligjit të plehrave.

Sipas tij, ky ishte veprimi i duhur pas ligji ishte anti-qytetar, por tani pret reagimin e LSI-së, që sipas tij, në një farë mënyre është ajo që ka luajtur balancën. Çfarë qëndrimi do mbajë?

“Nuk do koment, sepse ky ligj ishte një ligj antiqytetar, një ligj i cili u kontestua me të drejtë para 3 vjetësh dhe përsëri kontestohet me të drejtë. Problemi është që e keqja në atë vend ka triumfuar dhe triumfon gjithmonë dhe gjithnjë e më pak njerëzit kanë besim se diku mund të ndodhë ndonjë gjë e mirë në Shqipëri, ndonjë ngjarje e mirë që të jetë në interes të shumicës së popullit dhe jo në interes të një pakice që ka kapur shtetin dhe që e përdor Shqipërinë thjesht si një terren për tu pasuruar për vete, duke shkatërruar gjithçka, jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen. Eshtë evidente, nuk besoj se ka ndonjë koment. Unë kam qenë pjesëtar në protestat e tre vjetëve më parë. Mbetet gjithmonë ai mosbesimi i thellë që ajo klasë politike, ajo maxhorancë që është sot në parlament përsëri të punojë për ata që e paguajnë, si të thuash nëpërmjet formave të korrupsionit dhe nuk do ti shërbejë interesit publik. Mua më bën përshtypje që ka kaq ndjeshmëri për plehrat, por çështja se në Shqipëri ka 25 vjet që ata që e quajnë veten biznesmenë, ata që gjoja e quajnë veten të pasur në Shqipëri kanë ndërtuar një industri që është në kundërshtim me interesat publike, në tërësinë e vet që shkatërron ambientin, që shkatërron të ardhmen. Eshtë një çështje shumë më e gjerë se sa çështja e plehrave. Pra kjo shoqëri civile, që ka kaq shumë ndjeshmëri tek plehrat duhet ta zgjerojë shikimin e vet. Ideja ime është se kemi një klasë biznesi, një klasë politike shumë të kriminalizuar”, u shpreh Lubonja për ligjin e kthyer nga presidenti Nishani.

Duket se maxhoranca nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj. Shoqëria Civile u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të gatshëm sërish për aksion civil përpara parlamentit kur të vijë dita. Ju si e parashikoni vazhdimësinë?

“Do të varet shumëçka edhe nga loja politike që luhet brenda parlamentit, brenda forcave politike. Mendoj që sigurisht ka një mosbesim të madh tek Partia Demokratike, e cila ka qenë inicuese e këtij ligji dhe tani po voton kundër, por nuk ka ndonjë të keqe. Po kërkon dhe referendum. Megjithatë lojën e përcakton ndoshta më shumë LSI-ja, e cila në një farë mënyre është ajo që ka luajtur balancën. Çfarë qëndrimi do mbajë. Dhe qëndrimi që do të mbajë LSI-ja nuk ka të bëjë shumë me të drejtën, me çështjen e interesit publik, por edhe me lojën politike që luhet nën rrogoz, në rivalitetin midis kësaj force politike dhe maxhorancës. Pra për fat të keq, nuk kemi një klasë politike atje në parlament që të ketë ndjeshmëri. Është e kapur nga ata biznesmenët që janë lobistët e kësaj maxhorance tani. Janë po ata që kanë qenë dhe lobistët e maxhorancës së kaluar, dhe të LSI-së”, deklaroi analisti Lubonja.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix11 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix11 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix11 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar12 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix12 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix12 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix12 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske13 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix14 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook