Lidhu me ne

Temporal

Kush i fryn perçarjes Shqipëri – Kosovë?

blendi

Nga Blendi Fevziu –
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj , ka bërë dje një deklaratë e cila e vendosur ne kontekstin e zhvillimeve të këtyre dy ditëve ështe padyshim më e ashpra që Prishtina zyrtare ka bërë ndonjëhere. I pyetur nga një televizion i Shqiptarëve të Maqedonisë, Hoxhaj ka deklaruar:
“Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, vetëm Kosova është aktor politik dhe Shqipëria besoj historikisht e ka të qartë këtë proces dhe besoj që edhe në të ardhmen do ta kenë të qartë. Kosova është shtet i pavarur sikurse çdo shtet tjetër në rajon ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global sikurse SHBA-ja apo BE-ja, prandaj ne në raport mes Kosovës dhe Serbisë natyrisht që kërkojmë mbështetje amerikane, dhe natyrisht që kërkojmë mbështetje evropiane meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Ndërsa çdo bashkëpunim që mund ta ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë”
Nuk ka asnjë dyshim që deklarata e Hoxhajt ka ardhur si përgjigje ndaj takimeve të Kryeministrit Shqiptar në Beograd dhe deklaratave të tij atje. Por përtej të qenit një përgjigje ndaj tyre ajo është edhe një mesazh i qartë distancimi i Kosovës zyrtare nga Tirana. Një mesazh që ka shpërthyer këtë moment por që shkon përtej momentit dhe reflekton interesa konkrete të klasës politike të Prishtinës.
Në fakt që Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran këtë e dimë të gjithë. Që Kosova i merr vendimet në perputhje me prosperitetin dhe interesat e saj edhe kjo është fare e qartë. Dhe krejtësisht legjitime. Por ka dicka që nuk kuptohet në deklaratën e ministrit Hoxhaj dhe në rradhë të parë nuk kuptohet se nga buron gjithë ky mllef.
E para Shqipëria është kujdesur për Kosovën dhe shqiptarët jashtë kufijve zyrtarë te saj në mënyrë të pandërprerë dhe të vazhdueshme që nga viti 1912 e në vijim. Në 25 vitet e fundit kjo kujdesje ka qenë tejet e strukturuar dhe e njëtrajtshme pavarësisht formacioneve politike që kanë qenë në pushtet në Tiranë. Nuk ka nevojë të bëhet një paradë e tyre, por që nga takimi i parë i Presidentit Berisha me Presidentin Bush senior në Qershor 1992, ku Kosova ishte argumenti kryesor dhe më i rëndësishëm i takimit e deri tek ai i fundit po i Berishës me Bushin e ri në Tiranë në 2007, Kosova ka qenë kryefjala e diplomacisë shqiptare. Berisha i deklaroi Bush në Qershor 2007 se Shqiperia ka vetëm një kërkesë ndaj SHBA, pavarësinë e Kosovës. Pavarësi, që vetë Bush e deklaroi pak minuta më pas po në Tiranë. Në harkun kohor të 15 viteve cdo President dhe cdo Kryeministër i Shqipërisë e ka pasur Kosovën angazhimin më të rëndësishëm diplomatik. Mund të rendisja këtu një listë të gjatë të takimeve dhe deklaratave, por do ishte një listë shumë e gjatë. Nëse dikush është kurioz, mund t’ja vendos përpara me gjithë datat dhe deklaratat përkatëse. Por më mjafton të kujtoj që në 15 Janar 1999, Kryeministri Majko i deklaroi në Romë Kryeministrit italian D’Alema se nëse perëndimi nuk ndërhyn në Kosovë Shqipëria është e detyruar të hyjë në luftë me Jugosllavinë a athershme për të mbrojtur bashkëkombësit e saj. Pas vitit 2008, pas pavarësisë, njohja e Kosovës ka qenë po ashtu një ndër pikat më angazhuese te diplomacisë shqiptare. Kjo nuk ma qenë e sforcuar, por një dimension normal i saj. Në 10 nëntor 2014, gjatë vizitës së parë në Beograd të një Kryeministri shqiptar pas afro 70 vitesh, Rama doli përtej raporteve bilaterale dhe i kujtoi Vucic, në prani të mediave se Kosova është një realitet dhe se vetëm njohja e saj është zgjidhja për normalizimin e raporteve mes dy vendeve. Mund t’i duash apo jo Berishën, Ramën, Metën, Majkon, Nanon, Meidanin, Topin, Meksin, Finon, Moisiun, Nishanin etj, por nuk mund te mos thuash që dedikimi dhe angazhimi i tyre ndaj Kosovës ka qenë konstant dhe i patjetërsueshëm. Dhe lehtësisht i dokumentueshëm.
E dyta, në takimet e së enjtes në Beograd, por edhe në gjithë takimet e mëparshme, Shqipëria nuk ka pasur asnjë rol negociator dhe as ndonjë tentativë për t’u vendosur në një pozicion të tillë. Takimi ka qenë bilateral dhe me informacionet që unë kam nga gazetarët e Prishtinës, ka qenë rakorduar më parë edhe me drejtuesit e lartë të shtetit të Kosovës. Shqipëria nuk ka shkuar si negociatore, as si palë e tretë. S’ka asnjë detaj që ta vërtetojë këtë. Thjeshtë, gjatë një forumi, i pyetur nga Misha Glen, një ndër gazetarët dhe historianët më të njohur në botë, për Minierën e Trep[ës, Kryeministri i Shqipërisë është përgjigjur në mënyrën më normale dhe më korrekte te mundshme. Përkundrazi, anashkalimi i këtij problemi, do ta ngarkonte atë me përgjegjësi dhe do ta bënte shkelës të nenit 8 të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili thotë:
“Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare te popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”
Për sa kohë që Shqipëria e ka vendosur këtë nen me unanimitet në kushtetutën e saj, cdo zyrtar i Republikës së Shqipërisë, duke nisur nga Presidenti dhe Kryeministri, janë të detyruar ta zbatojnë atë. E kundërta do të ishte e patolerueshme dhe skandaloze.
Dhe e fundit, nën kompleksin e sulmeve të Vetvendosjes dhe të opozitës, Qeveria e Kosovës po nguron të marrë vendime të rendësishme dhe jetike për të ardhmen e qytetarëve të saj. Po nën kompleksin e Vetvendosjes, klasa politike e Kosovës po tenton të elaborojë idenë e një identiteti të ri. Unë besoj se Shteti Shqiptar nuk ka asnjë të drejte dhe as nuk e manifeston, të paternalizmit mbi Republikën e Kosovës. Janë të dy shtete të pavarur, sovranë, që marrin vendime mbështetur vetëm mbi interesat e shtetasve të tyre. Por drejtuesit e Republikës së Kosovës, duhet ta dinë që ka dy shtete, shqiptare, por ka vetëm një komb shqiptar. Një komb që përfshin edhe qindra mijëra shqiptarë që jetojnë sot në Maqedoni, Mal të Zi, Presheve, Medvegjë e Bujanovc. Një komb, identiteti dhe historia e të cilit nuk nis as në 1989 dhe as në 2008, por disa mijëra vjet më parë. Tentativa për te krijuar dy kombe të ndryshme nuk është e dështuar, por tejet e rrezikshme. Dhe mbi të gjitha ajo s’ka të bëjë fare me shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, por me elitat e korruptuara që e konsiderojnë shtetin e ri të Kosovës një principatë private të tyren dhe jo një Republikë të demokratike të shqiptarëve të Kosovës. Një republikë ku pushteti është i qytetarëve dhe shpreh vetëm vullnetin e tyre…
Blendi Fevziu

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook