Kryesore
‘Drejtori’ i Portokallisë: Si më la e dashura pasi u bë e famshme
Drejtori’ i spektaklit të humorit Portokalli që nga viti 2013, Erind Asllanaj, nuk e braktis teatrin, dashurinë e tij të parë. Por këtë herë ai nuk jep shfaqje në një skenë me perde që ulet e ngrihet gjysmëerrësirë, por në një shtëpi karakteristike gjirokastrite, pikërisht në shtëpinë mrekullueshme të Skendulatve në lagjen ‘Palorto”. Aktori 27 vjeçar rrëfen dramën e mosmirënjohjes që përjeton një djalosh sicilian në shfaqjen “Limonj Sicilie” të Luixhi Pirandelos.
‘Është në dramë nga Luixhi Pirandelos që në thelb ka mosmirënjohjen. Në një moshë të re djali dashurohet me një vajzë të varfër jetime nga babai, e cila kishte nj zë të mrekullueshëm, por nuk kishte mundësi të vazhdonte studimet për muzike. Mirkucio Bonavino, kishte shumë pak mundësi ekonomike, por ato pak që kishte, i bëri bashke që të mundësonte shkollimin e Terezinës, e cila pasi mbaroi studimet, filloi koncertet dhe u bë e famshme, harroi djalin me të cilin ishte betuar se do të ishte për gjithë jetën.
Me pak fjalë mosmirënjohja është thelbi i gjithë kësaj drame gati poetike” thotë Erdi në një intervistë për gazetën Panorama.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu