Lidhu me ne

Temporal

Pikëpyetjet e partisë së re të Blushit

Pikëpyetjet e partisë së re të Blushit – nga Blendi Fevziu

Ben Blushi sapo ka bërë publike diçka që e prisnin të gjithë. Në sallën e parlamentit në një moment rutinë, ai ka deklaruar se së bashku me deputeten Mimoza Hafizi largohen nga grupi parlamentar i Rilindjes për të ndërtuar një projekt të ri. Blushi nuk ka folur për PS, por ai ka bërë kujdes që grupin socialist ta etiketojë si “Rilindje”, duke bërë diferencën me partinë ku ka milituar deri sot në mëngjes.

Lëvizja e Ben Blushit nuk ishte e papritur. Që prej krijimit të qeverisë ai ka qenë një kritik i saj dhe i fenomeneve negative që e kanë shoqëruar atë. Falë llogjikës së fortë dhe oratorisë që e karakterizon ai i ka dhënë kritikave në parlament më shumë ngjyrë dhe më shumë besueshmëri se sa shumica e deputetëve të opozitës. Ai ka qenë një kontestues i fortë dhe i konsiderueshëm brenda vetë mazhorancës. Ideja e krijimit të një partie të re, është komentuar disa herë, por po kaq janë komentuar tentativat për një pajtim të tijin me Ramën ose një kthim i riformatuar i tij në lidershipin e PS. Më e përfolur kjo ishte në korrik, kur tensioni Rama – Meta, e riafroi Blushin me Ramën në qëndrim, por edhe kjo zgjati shumë pak.

Blushi më në fund e ka bërë publik largimin dhe po kështu ka paralajmëruar krijimin e një partie të re. Burime të Opinion.al thonë se Blushi ka kohë që ka nisur punën për krijimin e partisë së re dhe se shpallja e saj do të bëhet në fund të muajit Tetor ose në fillim të nëntorit. Me gjasë ai ka pritur këtë kohë për të qenë në afër zgjedhjeve dhe për të përfituar nga fryma kontestuese me qeverinë e cila e ka të vështirë të shkojë deri tek opozita. Pra me gjasë ai po synon socialistët e zhgënjyer, ose votuesit e pavendosur që kanë vërejtje për qeverisjen. Gjuha e tij është e tillë dhe mbështetet më shumë tek barazia sociale, lufta kundër varfërisë dhe beteja me oligarkinë. Edhe pse të treja këto kanë qenë ndërmarrje të dështuara për politikën shqiptare këto 25 vjet.

Krijimi i partisë së re të Ben Blushit, pavarësisht emrit që do ketë shoqërohet me një seri pikëpyetjesh? Një seri ta panjohurash, nga përgjigja e të cilave mund të përftohet një realitet i ri politik në vend.

E para sa do arrijë Blushi të kanalizojë në votë pakënaqësinë që ka në Shqipëri për qeverisjen dhe sidomos atë pjesë të të pakënaqurve që për shumë arsye nuk votojnë për opozitën?

E dyta, sa do arrijë Blushi të krijojë një parti të mbështetur tek fryma dhe jo tek organizimi. Një parti të mbështetur tek besimi për ndryshim dhe sidomos rikthimi i besimit të të rinjve. Në Europën e sotme partitë tradicionale me struktura të konsiliduara u dërrmuan nga partitë e mbështetura nga një frymë populiste dhe nga një filozofie e re politike. Cipras në Greqi, Bebe Grillo në Itali, Podemos në Spanjë dhe partitë më ekstremiste në Francë, Britani dhe Gjermani, kanë sjellë revolucione elektorale pas dekadash stanjacion. Sa do arrijë Blushi t’ju ngjajë atyre dhe mbi të gjitha, sa është Shqipëria në një situatë të ngjashme me to.

E treta, cili është synimi i partisë së tij, thjeshtë objektivi për t’i hequr PS disa deputetë, gjë që mund të arrihet gjithsesi, apo ajo e krijimit të një grupimi real politik që tenton ndryshim.

E fundit dhe jo më e parëndësishmja, është konfigurimi i koalicioneve parazgjedhore në Shqipëri. Një aleancë e PS me LSI dhe PDIU, para zgjedhjeve, do jetë gjithnjë problem për një forcë të re politike. Edhe pse kjo nuk duhet të frenojë as Blushin dhe as protagonist të tjerë ta sfidojnë atë.

Këto janë disa nga pikëpyetjet, nga përgjigja e të cilave, siç e thashë më lart, do varet suksesi i partisë së re të Ben Blushit e pse jo edhe kompozimi i ri politik i parlamentit pas zgjedhjeve të 2017. /Opinion.al/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook