Portokallet janë të pasura me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi e fosfor.
Lëngu i tij, i konsumuar me ose pa sheqer, është freskues.
Nga lëkura e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave apo ilaçeve.
Lëngu i portokallit përdoret në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës e enëve të gjakut.
Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret që në muajin e tretë pas lindjes.
Lëngu i fituar nga zierja e lëkurave të portokallit përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu