Lidhu me ne

Aktualitet

Policia e tradhëtuar nga brenda

Faktet e bëra publike për implikim të strukturave të policisë në trafiqet e drogës kanë detyruar kryeministrin të bëjë një hap mbrapa nga qëndrimet e tij se çdo akuzë mbi policinë është vetëm baltë e opozitës. Përballë fakteve që kanë dalë nga hetimet në të paktën dy raste, drogën në Dibër dhe Vlorë, ku në prangat e policisë ka rënë vëllai i shefit të komisariatit të Dibrës i kapur në flagrancë me kokainë, ndërsa është shpallur në kërkim një inspektor i policisë së Vlorës, kreu i qeverisë ka pranuar se në trupën e policisë ka elementë që e tradhëtojnë punën e saj.
“Nëse ka një forcë kritike sot për çka duhet të bëjë me mirë policia e shtetit, për fat të keq nuk është opozita, jemi ne vetë. Për fat të keq sot opozita nuk është një fuqi alternative që na shtyn për të bërë dhe më shumë, por është një forcë energjie negative që cënon moralin, dhe pasionin e çdo punonjësi të policisë. A ka në policinë e shtetit njerëz që nuk meritojnë të jenë në këtë uniformë, që duhet të ishin në burg sepse e tradhtojnë këtë uniformë, patjetër. Por a meriton gjithë kjo trupë që i ka dhënë vendit një shpresë të re dhe një besim të ri që ne mund të bëjmë shtet. Ajo që ndodh çdo ditë ndaj policisë së shtetit është shtypja, që vjen me furinë e një dhune verbale të pangjashme me asgjë në botën ku jetojmë. Në asnjë vend normal të botës nuk mund të gjesh një opozitë e cila i kundërvihet policisë së shtetit me gjithë forcën e dëshpërimit të saj, duke çliruar çdo ditë energji negative që dëmtojnë moralin e çdo punonjësi policie.”- deklaroi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë “Policia e gjeneratës së re”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix9 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix9 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix9 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar9 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix9 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix10 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix10 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske10 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix11 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook