Lidhu me ne

Kryesore

Më jepni një motiv të rri në Shqipëri, kur llotaria amerikane më thërret!

FB_IMG_1476189739835

Nga Manjola Bregasi-

Largimin nga Shqipëria nuk e kisha menduar kurrë, madje as në vitin 1997, kur nën emergjencën e kërcënimit për jetën, emigrimi shihej si e vetmja mundësi.

Mbase e nxitur edhe nga prindërit që më përsërisnin vazhdimisht fjalinë: “Do bëhet një ditë Shqipëria”, vendosa të rri e madje të përpiqem që çdo ditë, të ndihmoj për ta bërë Shqipërinë dhe veten, ashtu siç prindërit më mësuan, me punë të ndershme.

Por sot, prindërit e mi ndjehen të penduar për fjalinë që më ngulën në kokë për vite me radhë. Tani ata më thonë: “Nuk bëhet Shqipëria” dhe ju duket shumë vonë për çdo vendim tjetër.

E kur thonë nuk bëhet Shqipëria, prindërit e mi nuk e kanë fjalën as për rroga apo pensione të mira dhe as për jetë luksi e makina të shtrenjta. Kur thonë “nuk bëhet Shqipëria”, ata e kanë fjalën për vetë jetën. Ndaj këtë radhë nuk më ndaluan, kur vendosa të aplikoj lotarinë amerikane, edhe pse u kërkova një motiv për të qëndruar në Shqipëri.

Për fat të keq askush nuk ma dha këtë motiv: as realiteti, as miqtë e tashmë as prindërit, që me mësuan deri sot: se guri rëndon në vendin e vet.

Por me sa duket, shqiptarët nuk duan të jenë më gurë që rëndojnë. Në një sondazh të realizuar nga Opinion.al vetëm pak ditë më parë, të pyetur nëse mendojnë të largohen nga Shqipëria drejt një vendi tjetër për të ardhme më të mirë, 91% e votuesve kanë thënë “po”. Dhe e dini çfarë? Ky ka qenë një ndër sondazhet më të votuar në faqe, duke arritur një numër rekord prej 5 mijë pjesëmarrësish.

Dëgjoj shumë miq  që duan të ikin. Disa për të gjetur një punë që nuk e kanë, disa për të ardhmen e fëmijëve, disa për një jetë më të mirë pa strese dhe telashe. Unë nuk kam asnjë nga këto arsye, sepse të gjitha më duken shumë përpara vetë jetës. Unë dua të iki, thjesht për të jetuar, sepse në Shqipëri jeta vlen shumë pak.

Disa javë më parë, përcolla në parajsë një njeri shumë të dashur për mua.

E dini pse? Sepse në orët e vona, një natë të mërkure ai pësoi infarkt të miokardit…Dhe fati nuk ishte me të. Sepse tashmë jemi nuk e di sa milionë shqiptarë që jetën tone  ja kemi lënë në dorë fatit, edhe pse paguajmë sigurime, edhe pse na zhvasin nga taksat, edhe pse na flitet për shëndetësi falas e nuk kemi ku të shkojmë. Dyert na përplasen në fytyrë nëse nuk kemi miq apo lekë të zgjidhim një hall. Por edhe kur paguajmë, edhe kur gjejme miq, përsëri na bie në kokë. Shteti tek ne ka vdekur, ndaj fati është e vetmja derë ku mund të trokasim. Por atë natë, fati nuk qe me ne. E dini pse? Sepse në reanimacionin e kardiologjisë, dikush kishte lënë roje një praktikant, për më tepër të paaftë. Një praktikanti i kardiologjisë, që për më shumë se tetë orë nuk arriti të diagnostikojë një pacient me infarkt, pavarësisht këmbënguljes së familjarëve për anamnezën. Nën “kujdesin” e këtij praktikanti, (që me siguri tani po i shkurton orët ndonjë pacienti tjetër) ky njeri pësoi edhe dy infarkte të tjera. Kur mëngjesi zbardhi, ishte vonë për të ndërhyrë…. Ishte vonë për të jetuar.

Ky ishte mësimi më i hidhur që Shqipëria më dha mua dhe gjithë të afërmve të mi. Ky ishte mësimi më i kushtueshëm, që qëndrimi në Shqipëri na dha si kosto për besnikërinë, dashurinë apo parimet tona për vendin dhe jetën.

Në një vend ku është vonë për të jetuar, por ka kohë për import mbetjesh, për shitje konçensionesh, për abuzime tenderash dhe për gjithë të tjerat unë nuk gjej dot më motivin, nuk gjej dot busullën, nuk gjej dot jetën. Të tjerat janë thjesht shtojca.

Por nëse më jepni një motiv, unë do vazhdoj të rri në Shqipëri. Kur flas për motiv, nuk e kam fjalën për ujë, punësime apo për rrugë të pastra. Kur them motiv e kam fjalën për vetë jetën, me ose pa të tjerat, u mësuam tashmë. Për fat të keq, vazhdoj të besoj që në Shqipëria jeta vlen shumë pak, ndërsa për mua është më e çmuara.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix11 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix11 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix11 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar12 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix12 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix12 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix13 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske13 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix14 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook