Lidhu me ne

Temporal

Kur shteti sillet si gjobëvënës ndaj qytetarëve

Afrim Krasniqi

Një nga tiparet kryesore të shtetit funksional është ofrimi i shërbimeve ndaj qytetarëve. Përgjatë dy viteve të fundit shteti shqiptar, qeveria dhe njësitë vendore, kanë promovuar si sukses të rëndësishëm ofrimin e shërbimeve online, heqjen e praktikave burokratike, si dhe eliminimin e pengesave që ushqejnë korrupsionin. Qeveria ka krijuar portalin e-albania, me pretendime të mëdha, me investime të mëdha, por me rezultate ende pa ndikim pozitiv në sistemin e shërbimeve. Shteti dhe institucionet, të cilat kanë detyrim kushtetues shërbimin ndaj qytetarëve, vijojnë ta shohin funksionin e tyre të kundërt, – ti kthejnë qytetarët në funksion të tyre. Pa përmendur piramidën e përmbysur në përfaqësim, vendimmarrje, etj, le të ilustrojmë katër raste praktike të sistemit abuziv, sipas të cilit, qytetarët penalizohen financiarisht dhe administrativisht për të marrë shërbime, të cilat janë ekskluzivisht detyrë e përgjegjësi e shtetit.

Rasti i parë: Agjensia e Trajtimit të Pronave nxori një udhëzim me detyrime të reja për disa mijëra qytetarë që ende presin të kompensohen për pronat e tyre. Ata do jenë të detyruar të kryejnë disa akte të tjera noteriale, për të gjithë anëtarët e familjes dhe për deklarime, të cilat, sipas ligjit, bëjnë pjesë në përgjegjësinë shtetërore: siç janë përfituesit e tokës bujqësore apo çështjet e gjykuara në gjykatat tona. Urdhri administrativ prek 4 mijë pronarë, kërkon një dokumentacion dy herë më të madh në numër, dhe ka kosto noteriale rreth 12-15 milionë lekë. Shkurt dhe shqip, vetëm ky urdhër u merr qytetarëve të interesuar rreth 12-15 milionë lekë, pa llogaritur investimin në kohë (ditë të humbura, kontakti me ata familjarë që janë në emigracion, dokumentacioni burokratik nëpër zyra, etj). Në fakt, ATP mund ti siguronte këto të dhëna me 0 kosto financiare, duke i kërkuar të dhënat në rrugë zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë dhe Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Rasti i dytë: Bashkia Tiranë njoftoi rregullat e reja për Kartën e Rezidentit, projekt për parkimet me pagesë. Në njoftimin zyrtar thuhet se qytetari (banori) për të marrë Kartën duhet të paraqesë, certifikatë familjare, vërtetim banimi, certifikatë pronësie / qiraje të banesës, certifikatë pronësie mbi automjetin, fotokopje e taksave të makinës dhe të faturës së UKT / OSHE. Pra, banorët e Tiranës për të provuar se janë banorë të Tiranës duhet të harxhojnë 1-2 ditë dhe para të tjera! Bashkia dhe shteti disponojnë të dhëna të plota për banorët, për banesat në pronësi, për regjistrimin e automjeteve, për taksat vjetore dhe për faturat e shërbimeve. Në vend të një program unik që merr këto të dhëna dhe u vjen në ndihmë qytetarëve, bashkia zgjedh të kundërtën, – i detyron qytetarët të kryejnë vetë shërbime që në fakt janë detyrë e shtetit dhe e bashkisë.

Rasti i tretë: Për të ri-marrë kartën e identitetit ose pasaportën, Policia e Shtetit ka listuar një numër të gjatë dokumentesh, – si dhe një procedurë të gjatë kalimi nga zyra në zyrë. Ditën e parë nxirren dokumentet në bashki dhe blihen kuponat në postën qendrore, ditën e dytë dorëzohen në komisariat, një javë më vonë duhet të shkosh tek minibashkia tjetër për të kryer procedurat e Kartës, dhe dy javë më vonë duhet të shkosh në mini-bashi për kartën dhe në polici (në drejtori, jo në komisariat) për pasaportën. Të paktën 3-4 ditë investim në kohë (shërbimet janë në orarin zyrtar të punës për gjithsecilin), pagesa që kalojnë 100 mijë lekë personi, dhe radhë në pritje për një shërbim, të cilin, shtetet funksionale e ofrojnë përmes postes dhe brenda ditës.

Rasti i katërt. Çdo vit mijëra maturantë konkurrojnë për një vend në universitet. Ata janë në shkollë, hyjnë në provim, regjistrohen në sistem dhe nëse kanë fat me sistemin eksperimental, marrin një të drejtë studimi. Por, edhe pse ata janë pjesë e sistemit (janë maturantë), ata trajtohen si individë jashtë sistemit, dhe u kërkohet të depozitojnë në provime e universitete, një numër dokumentesh të tjera, krejtësisht të panevojshme, përfshirë dëftesat e shkollës, siglimin nga drejtoria arsimore, raporte mjekësore, certifikata familjare, etj. Përderisa ata janë në sistemin e provimit të MAS, të gjithë këto të dhëna janë pranuar, por pavarësisht nga kjo, ata janë të detyruar të bëjnë dosje të re, – e shprehur në fjalë të tjera, të paguajnë përsëri para dhe kohë brenda afatit për regjistrim. Po ashtu, sistemi burokratik e shoqëron të gjithë jetën universitare dhe kudo, në institucione të njëjta. Për shembull, unë jam pedagog në Universitet, por për të marrë një vërtetim për këtë, më duhet të tërheq një mandat financiar në Universitet, të shkoj ta paguaj në bankën më të afërt dhe të pres që vërtetimi të formulohet nga zyrat dhe më pas të firmoset nga kancelarët. Rasti më i mirë, kjo procedurë shkon 2 ditë pune. E njëjta praktikë edhe për mijëra student, – kur supozohet se në çdo vend serioz, karta e pedagogut dhe karta e studentit janë dokumente unike, të referueshme dhe me jetëgjatësi aq sa zgjat marrëdhënia e tyre me institucionin. Ekziston një listë e gjatë e detyrimeve në sektorë të tjerë për qytetarët, për të marrë shërbime të cilat shteti duhet ti ofrojë falas, dhe për të dorëzuar në zyrat e shtetit dokumente, të cilat vetë shteti ka për detyrë ti ketë në sistem. Për një familje normale me 4-5 anëtarë dhe që kërkon rregullisht shërbime shkolle, kopshti, pune, pensioni, banimi, etj, kostoja e shpenzimeve vetëm për shkak të natyrës arrogante dhe burokratike të shtetit shkon së paku 200-300 mijë lekë në vit dhe më shumë se 7-10 ditë kohë e harxhuar nëpër zyra. Në një shtet perëndimor si Gjermania, referuar MKP, kosto e shërbimeve vjetore për familje shkon 20 euro dhe deri në 10 orë pune, pra rreth 10-20 herë më pak sesa kosto financiare e kohore e qytetarit në RSH.

A mund të ketë zgjidhje? Po, janë disa. Qeveria mund të krijojë një strukturë ad-hoc që bën standartizimin e praktikave në të gjitha nivelet e shërbimeve ose ajo mund të detyrojë institucionet të ofrojnë falas / online shërbimet që përcakton ligji në përgjegjësinë e tyre. Kur qeveria nuk ofron zgjidhje dhe bëhet vetë problemi, si në rastin aktual, një institucion i tretë i interesit publik, si Avokati i Popullit apo një organizatë e të drejtave të njeriut mund të bëjë ankimim rast pas rasti ose në paketa shërbimesh në Gjykatë Kushtetuese për të detyruar shtetin të kryejë funksionet e tij dhe për të mbrojtur të drejtën kushtetuese të qytetarëve për marrjen falas të shërbimeve të shtetit, që burojnë nga burokracia dhe mangësitë e këtij të fundit. Në një vend ku edhe vendimet e mëdha, siç janë importi i plehrave, borxhi i jashtëm, ndryshimi i taksave, privatizimet e mëdha, etj, merren apriori nga lart, pa pyetur e përfillur qytetarët, është e pritshme që të vijojë funksionin sistemi abuziv penalizues ndaj qytetarëve, megjithatë kjo mbetet një arsye më shumë që të kërkojmë e gjejmë rrugët ligjore, politike, sociale, administrative e qytetare për ta ndryshuar gjendjen.

“Shekulli”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook