Iberikët dominojnë gjatë të gjithë 90 minutëshit në Shkodër, ndërkohë që Italia vuan shumë në transfertën e Shkupit

Nuk kishim asnjë shans, madje duhet të kënaqemi që iberikët ndaluan me një fitore 2-0 në “Loro Boriçi”. Kajehon e kishte lajmëruar Hysajn që duhet të merrnin një top tjetër, pasi atë të lojës do të kishim shumë pak shanse ta përdornim dhe ashtu ndodhi. Që nga minuta e parë dhe deri në fund ishin po ata në zotërim të topit, aq sa të vinin në ankth vetëm duke i parë. Berisha ishte heroi ynë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishte ai që gaboi rëndë duke hedhur një top pa adresë dhe spanjollët zhbllokohen pas një asisti të David Silvës për Diego Kostën. Trajneri De Biazi nuk kishte pse të lagej më në shiun që kishte nisur në Shkodër, pasi nuk kishte se çfarë t’i thoshte më të tijëve, kështu që u ul në pankinë. Në të 62’ është Nolito që driblon si birila mbrojtësit tanë dhe 0-2. Me kaq ka përfunduar, ndërkohë që në ndeshjen tjetër të grupit tonë, Maqedonia e vuri në shumë vështirësi Italinë, madje ishte në avantazh, kur Nestorovski dhe Hasani kthyen avantazhin e vendosur nga Beloti. Sidoqoftë, në të 75’ dhe në të 90’ mendoi Imobile për të mbajtur Italinë në vendin e parë, me pikë të barabarta me Spanjën.