Lidhu me ne

Gatime

Më mirë të hamë rrush të bardhë apo të zi?

A është më mirë të hamë rrush të bardhë apo të zi?

Rrushi ndikon si tonik natyral i organizmit, ngadalëson plakjen, përkatësisht pengon demencian dhe sëmundjet degjenerative të syve. Si rrushi i zi edhe ai i bardhë janë eliksir i rinimit, mirëpo për gjumë të rehatshëm është i mirë vetëm njëri nga këta…
Rrushi ndihmon stomakun të tresë më mirë, mbron nga temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera.
Edhe pse ekzistojnë lloje të shumta rrushi, shumica e konsumuesve kanë njohuri për rrushin e bardhë dhe rrushin e zi.
Rrushi i zi do të duhej ngrënë sa më shpesh edhe për shkak të kaliumit, manganit, vitaminave C, B1 dhe B6. Mirëpo edhe për shkak se është i pasur me fibra bimore, kalcium dhe hekur.
Lëvorja e kokrrës së rrushit ka rëndësi të madhe, meqë ajo është e dobishme për shëndet. Përmban polifenole, antociane, katekina dhe kuercetinë. Këta janë antioksidues që i shkatërrojnë radikalet e lira. Ruajnë kalueshmërinë e enëve të gjakut dhe zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Hulumtimet kanë treguar që rrushi i zi shton nivelin e melatoninës, i cili është hormon i domosdoshëm për gjumë të mirë.
Rrushi i zi mendohet se ndihmon shumë organizmin për t’u pastruar nga helmet. Por rrushi asnjëherë nuk u këshillohet atyre që dëshirojnë të humbin në peshë, ai ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku.
Edhe rrushi i bardhë është i ngjashëm me atë të ziun.

Përmban vlerë të përafërt energjetike me të, por është më i varfër në fenole. Po ashtu, nuk është i pasur aq shumë as me kalium, e kalcium.
Lëngu i rrushit të bardhë është i përshtatshëm edhe për bebet që sapo kanë filluar ushqimin.
Pra, në këtë garë midis rrushit të zi dhe atij të bardhit, fiton rrushi i zi.
Si ta ruajmë?
Mos e lani rrushin kur e fusni në frigorifer por në momentin e konsumimit. Deri në këtë moment futeni në kuti plastike të mbyllur me kapak të shpuar.
Në frigorifer mbajeni në pjesën më të ulët (te koshi i frutave) dhe duhet ta konsumoni e shumta brenda shtatë ditëve.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix1 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix1 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix1 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix1 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix1 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix1 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix1 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix1 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook