Lidhu me ne

Kryesore

Pse albumi më i shtrenjtë në botë është në duart e Martin Shkrelit?

Pse albumi më i shtrenjtë në botë është në duart e Martin Shkrelit?

Reperë, konspiracione farmaceutike, një kasafortë sekrete dhe… Hillary Clinton dhe Donald Trump bien për herë të parë dakord për diçka.

Misteri që rrethon lançimin e albumit të fundit të grupit Wu-Tang Clan është realisht një thriller mjaft interesant. Ndër të tjera, sepse e vetmja kopje ka përfunduar në duart, siç e cilësoi dikur BBC, të njeriut më të urryer në botë, Martin Shkrelit.

Për parantezë, misteri i kësaj historie do të mbetet pa zbuluar nga pjesa më e madhe e popullsisë aktuale sepse do të mbahet sekret deri në vitin 2103.

I lodhur nga pirateria, e cila ka shkatërruar vlerën e muzikës, lideri i grupit legjendar njujorkez Wu-Tang Clan vendosi të regjistrojë një album të fundit dhe ta bëjë atë albumin më të çmuar në historinë e muzikës.

Krijimet e Robert Diggs (emri artistik RZA) kanë ende ndikim tek reperat më të mirë aktualë si Drake apo Kanye West. Duke shfrytëzuar markën Wu-Tang, grupi ka publikuar albumin e lamtumirës “Once upon a time in Shaolin”.

1474904836_709449_1475230255_sumario_normal_recorte1Ekziston vetëm një kopje e tij që do të qëndrojë e fshehur për 88 vjet. CD-ja përmban 31 këngë, është punuar për 6 vjet dhe shoqërohet me një libër prej 174 faqesh të lidhura në lëkurë. Dy “thesaret” vendosen në një kuti të dizenjuar nga një artist maroken. Albumi dhe libri është ruajtur në një kasafortë në qytetin e Marrakech në pritje që të blihej në ankand nga ofertuesi më i madh.

Palët e interesuara dhe disa fansa fatlumë kanë dëgjuar vetëm 13 minuta nga albumi në një dhomë private të MoMA (Muzeu i Artit Modern në Nju Jork), një përvojë që vetë Diggs e përkufizoi si “një koncert të Mozartit”. Kritikët e pranishëm u shfaqën të entuziazmuar me ato 13 minuta ku bazat e hip-hopit elektronik bashkoheshin me zëra të regjistruar, si ai i Cher.

Në bazë të kontratës në 88 vitet e ardhshme, blerësi nuk lejohet të tregtojë albumin, por mund të publikojë atë falas nëse dëshiron. Por albumi u ble për afro 2 milionë dollarë  nga një person që nuk ka aspak ndërmend ta ndajë atë thesar të çmuar muzikor. Fillimisht u tha se blerësi misterioz ishte Quentin Tarantino.

Megjithatë më vonë u zbulua se ai ishte njeriu me më shumë dëshirë për të tërhequr vëmendjen e planetit, Martin Shkreli.

shkreli-qzstillMartin Shkreli (33 vjeçar) u lind më 1 prill në Nju Jork në një familje emigrantësh shqiptarë. Prindërit e tij punonin si pastrues, por Shkreli synonte lart. Në moshën 19 vjeçare ai u diplomua dhe themeloi kompani të ndryshme farmaceutike.

Qëllimi i tij ishte që të blinte patentën e ilaçeve për sëmundje të rralla dhe për të përmirësuar efektivitetin e tyre. Kjo mund ta shndërronte në hero dhe shpëtimtar, por historia nuk përfundon këtu. Martin po kurdiste një plan djallëzor.

Ai ngriti çmimin e Daraprim, një ilaç që trajton toksoplasmosis (një infeksion parazitar që ndikon në sistemet imunitar të dobësuar, si pacientët shtatzëna ose me AIDS) nga 12 euro në 672 euro.

Kjo rritje e çmimit prej 5,000% është një praktikë e zakonshme në industrinë farmaceutike, por asnjëherë nuk ka prekur kornizat e skandalit. Ndërsa këtë herë gjërat ndryshuan, dhe jo rastësisht. Karakteri ekscentrik dhe arrogant i Shkrelit e bënte atë keqbërësin e përsosur për shtypin, falë të cilit politikanët mund të dilnin heronj.

Hillary Clinton shkroi në Twitter se si presidente do të anulonte ligjet që mbronin këto praktika. Ndërkohë, Donald Trump thotë se Shkreli “sillet si një fëmijë i përkëdhelur”. Shkreli u prek nga ky sulm: “Prindërit e mi ishin pastrues, ndërsa Trump e ka të trashëguar të gjithë pasurinë e tij. Dhe unë që mendoja se mund të bëheshim miq”.

Kur Shkreli u shndërrua në një vegël politike (në fund të fundit praktikat e tij kanë vite që ndodhin në industrinë farmaceutike), shtypi reagoi ashpër. Mbrojta e tij ishte: “Puna ime është që të maksimizoj  fitimet e investimeve të mia. Është njësoj si të kritikosh një basketbollist që bën shumë pikë” .

Sa më të dhunshme bëheshin reagimet në rrjetet sociale aq më tej shkonte ai, duke thënë se duhej ta ngrinte çmimin akoma më shumë.

150319134310-martin-shkreli-780x439

Martin Shkreli i pëlqen metaforat. Disa nga shpjegimet që ai dha ishin: “Daraprim ishte si të shisje një Aston Martin me çmimin e një biçikletë” apo “hyrja në Disneyland Resort nga 3 euro është rritur në 95 euro në 45 vitet e fundit”.

Nuk ka dyshim që i pëlqen muzika. Ndër thesaret e tij më të çuditshme janë: një makinë Enigma origjinale e projektuar nga Alan Turing dhe karta e kreditit të Kurt Cobain.

Dhe tani për dy milionë dollarë, ai zotëron kopjen e vetme të albumit më të shtrenjtë në histori. Shkreli u mbrojt me të njëjtën mënyrën si me Daraprimin: “Nuk e di pse ankoheni, askush nuk e bleu albumin e fundit të [Wu-Tang Clan], e as të parafundit,  edhe pse kushtonte 10 dollarë”.

Si pjesë e marrëveshjes, Martin Shkreli dhe lideri i Wu-Tang Clan, RZA, darkuan së bashku. RZA i ofroi Shkrelit të dëgjonte më shumë këngë nga albumi para formalizmit të blerjes por ai i’u përgjigj: Asistenti im do t’i dëgjoj sepse nuk kam kohë.

Duket qartë që Martin Shkrelit i pëlqen vëmendja dhe ka para` të mjaftueshme për ta marrë atë, përmes praktikave moralisht të diskutueshme, por ama të ligjshme.

Dita

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook