Lidhu me ne

Kryesore

Statistika dhe fakte të pabesueshme mbi rrjetet sociale për vitin 2016

free-social-media-icon-sets-for-designers-09

Është fakt që çdo klik në internet, çdo shikim është i regjistruar diku. Në varësi këndvështrimit, kjo është diçka interesante ose e mërzitshme.
Për kureshtarët këto shifra janë befasuese, përdoruesit numërohen në dhjetëra e qindra milionë, ndërsa koha e shpenzuar në internet në miliona e miliarda orë.
Në anën tjetër, këto statistika ndihmojnë specialistët e marketingut në strategjinë që do të ndërmarrin në këto rrjete sociale…

Statistika të rrjeteve sociale
-Si fillim, duhet të themi se numri i popullsisë në botë është 7.3 miliardë persona
-3.17 miliardë është numri i përdoruesve të internetit
-2.3 miliardë është numri i përdoruesve aktivë në rrjetet sociale
-Përdoruesit e internetit kanë mesatarisht 5.54 accounte
-Vitin e kaluar, numri i përdoruesve të rrjeteve sociale është rritur me 176 milionë persona
-Në Facebook Messenger dhe në Whatsapp shkëmbehen 60 miliardë mesazhe në ditë

Numri i përdoruesve
4Chan: 11 milionë përdorues
Airbnb: 50 milionë përdorues
Facebook: 1.71 miliardë përdorues
Flickr: 112 milionë përdorues
Google+: 300 milionë përdorues
Instagram: 400 milionë përdorues
LinkedIn: 450 milionë përdorues
MySpace: 50.6 milionë përdorues
Periscope: 10 milionë përdorues
Pinterest: 100 milionë përdorues
Reddit: 36 milionë accounte
Snapchat: 100 milionë përdorues
Twitter: 320 milionë përdorues
Wechat: 1.12 miliardë përdorues
Weibo: 600 milionë përdorues
WhatsApp: 900 milionë përdorues
YouTube: Më shumë se 1 miliard përdorues


Statistika biznesi në rrjetet sociale

-Rrjetet sociale fituan rreth 8.3 miliardë dollarë amerikanë nga reklamat në 2015.
-38% e kompanive ka në plan të shpenzojnë më shumë se 20% të buxhetit të tyre për reklama në rrjetet sociale
-Njerëzit e moshave 55-64 vjeç janë dyfish më shumë të prirë të tërhiqen pas një firme cilësore se sa ata të moshës 28 vjeç ose më të rinj
-96% e personave që diskutojnë online mbi një markë të caktuar nuk janë ndjekës të atij brand-i në profilin e tyre
-78% e personave të cilët shfaqin pakënaqësi për një markë në Twitter presin një përgjigje brenda një ore.

Statistika mbi përmbajtjen
-Vetëm në WordPress publikohen çdo muaj 56 milionë postime
-Një studim i vitit 2011 nga AOL/Nielsen tregoi se çdo ditë shpërndahen 27 milionë postime

Statistika të videove në rrjetet sociale
-Në Facebook, çdo ditë shihen mesatarisht 8 miliardë video nga 500 milionë përdorues
-Përdoruesit e Snapchat shohin mesatarisht 6 miliardë video çdo ditë
-78% e njerëzve shohin video online çdo muaj, ndërsa 55% çdo ditë

Statistika për Google
-Në Google bëhen 100 miliardë kërkime në muaj
-Çdo sekondë bëhen mesatarisht 40 mijë pyetje
-89.3% e gjithë kërkimeve në internet bëhen në Google
-Këto kërkime janë bërë nga 1.17 miliardë përdorues
-Google u është përgjigjur 450 miliardë pyetjeve të veçanta që nga viti 2003
-Më shumë se gjysma e kërkimeve në Google bëhet nga smartphone-t
-Që nga viti 2014, Google ka indeksuar 30,000,000,000,000 faqe të internetit
-Për të kryer të gjithë këto kërkime, qendra e të dhënave Google përdor 0.01% të energjisë elektrike të së gjithë botës

Statistika për Facebook
-Në Facebook shtohen 500,000 përdorues të rinj çdo ditë, 6 profile të reja çdo sekondë
-Numri mesatar i miqve në Facebook është 338, ndërsa numri minimal, 200
-Gjysma e përdoruesve të internetit që nuk kanë një profil në Facebook jetojnë me dikë që ka një profil në këtë rrjet social
-24% e atyre që nuk kanë një profil në Facebook shikojnë postimet dhe fotot në profilin e personit tjetër
-81 milionë është numri i profileve fals në Facebook
-40 milionë janë faqe të vogla aktive biznesi
-Por vetëm 2 milionë e atyre bizneseve paguajnë për reklama

Statistika për Twitter
-500 milionë persona vizitojnë Twitter çdo muaj, pa qenë të regjistruar në të
-Në Twitter ka rreth 1.3 miliardë accounte, por vetëm 320 milionë janë aktive
-Një përdorues ka mesatarisht 208 ndjekës në Twitter
-Ndërsa 391 milionë accounte nuk kanë asnjë ndjekës
-Çdo ditë dërgohen 500 milionë tweets. Kjo do të thotë 6000 tweets çdo sekondë
-68% e kompanive amerikane, me rreth 100 punonjës, përdorin Twitter për marketing

 

Statistika për YouTube
-300 orë video hidhen çdo minutë në YouTube
-3.25 miliardë orë video shikohen çdo muaj
-Më shumë se gjysma e shikimeve në YouTube bëhet nga telefonat celularë
-Mesatarisht 1,000,000,000 video shikohen çdo ditë në smartphone
-Në vitin 2014, kërkimet më të shumta ishin për muzikë. Minecraft renditej e dyta
-9% e bizneseve të vogla amerikane përdorin YouTube
-Ju mund të lundroni në YouTube në 76 gjuhë të ndryshme (duke mbuluar 95% të popullsisë në internet)

Statistika për Instagram
-400 milionë është numri i përdoruesve aktivë në muaj në Instagram
-Çdo ditë postohen më shumë se 80 milionë foto
-3.5 miliardë është numri i like-ve në ditë
-90% e përdoruesve të Instagram janë më të rinj se 35 vjeç
-Që kur Instagram futi opsionin e videove, çdo ditë postohen më shumë se 5 milionë të tilla
-Pica është ushqimi më i publikuar në Instagram, ndiqet nga sushi dhe biftekët

Statistika për Pinterest
-Në Pinterest janë të regjistruar 176 milionë përdorues
-Por vetëm 100 milionë prej tyre janë aktivë çdo muaj
-Koha që vizitohet më shumë ‘Pin’ është të shtunën në mbrëmje nga ora 08:00 – 11:00

Statistika për LinkedIn
-LinkedIn ka 450 milionë anëtarë
-Më shumë se 1 milion të regjistruar kanë publikuar të dhëna në LinkedIn
-Më shumë se 3 milionë kompani kanë një llogari në LinkedIn

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook