Lidhu me ne

Kryesore

Sa lehtë largohen nga politika udhëheqësit britanik

Sa lehtë largohen nga politika udhëheqësit britanik

Më 24 shtator 2016, Jeremy Corbyn u rizgjodh kryetar i Partisë Laburiste të Mbretërisë e Bashkuar. Ai u zgjodh për herë të parë në 2015. Pas referendumit për largimin e Britanisë nga BE, Corbyn u akuzua si një njeri “i vakët” dhe me udhëheqje të dobët. Figura të rëndësishme brenda partisë e akuzuan se ai po punonte kundër partisë dhe kishte objektiva të kundërta me të.

Disa nga deputetët e tij kërkuan një mocion mosbesimi, të cilin ai e humbi. Pas, kritikave të vazhdueshme për mungesë udhëheqësie dhe krisja e marrëdhënies me grupin parlamentar, partia vendosi mbajtja e zgjedhjeve të reja për kryetar partie. Corbyn fitoi sërish, me 61.8 për qind, një diferencë në rritje krahasuar me zgjedhjet e 2015-ës.

Pavarësisht rezultatit, ky është një shembull i vërtet i funksionimit të demokracisë brenda partive. Elitat politike në perëndim qarkullojnë i nënshtrohet zgjedhjeve brenda partisë, duke i lënë vend politikanëve të rinj. Në më pak se dy vjet në Britani ka ndryshuar e gjithë elita politike.

Disa nga drejtuesit kryesorë politik kanë ikur nga drejtimi i partisë edhe pse mund të kishin shumë pak kohë në krye të saj, apo ta kishin drejtuar atë në fitore.

Pas zyrtarizimit të rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2015 në Britani u dorëhoqën disa figura të rëndësishme politike:

  • Ed Miliband, kryetari i opozitës dhe partisë së dytë në vend, Partisë Laburiste. Ai kishte 5 vjet në krye të partisë.
  • Nick Clegg, kryetari i Partisë Liberale Demokrate, partia e tretë në vend. Ai u zgjedh kryetar i partisë në vitin 2007. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2015 partia e tij humbi 47 deputet duke përfunduar nga 59 deputet në vitin 2010 në tetë deputet në vitin 2015.

Pas referendumit të 23 qershor 2016, ku Britania vendosi të dalë nga Bashkimi Evropian figurat kryesore politike në vend u dorëhoqën. Ata u larguan për t’i hapur rrugë politikanëve të rinj brenda partisë së tyre dhe në përgjithësi në politikën britanike.

  • Kryeministri David Cameron, udhëheqësi i fushatës pro qëndrimit në Bashkimin Evropian. Ai dha dorëheqjen menjëherë pas zyrtarizimit të rezultatit të referendumit. Ai tha se vendit i duhet drejtues të rinj për ta udhëhequr në këtë drejtim të ri.
  • Ministri i Financave George Osborne, mbështetës i fushatës pro qëndrimit në BE. George Osborne, krahu i djathtë i kryeministrit Cameron, konsiderohej si lideri i ardhshëm i konservatorëve.
  • Kreu i UKIP Nigel Farage, arkitekti  dhe udhëheqësi kryesor i fushatës Brexit. Ai dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë së tij, menjëherë pas zyrtarizimit të rezultatit të referendumit. Zoti Farange dha shembullin se dorëheqja nuk është vetëm për humbësit.

Gjithashtu, politikanë të tjerë nuk pranuan kandidimet apo rikandidimet për hir të ndërrimit të klasës politike në vend, si:

  • Ish kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, njëkohësisht dhe kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Partisë Konservatore në tetor 2016 pas dorëheqjes së Kryeministrit Cameron, deklaroi se nuk do të kandidonte për drejtimin e partisë.
  • Në shtator të 2016, Natalie Bennet, kreu i Partisë së Gjelbër nuk rikandidoi më për kreun e partisë, duke u tërhequr nga funksionet drejtuese në parti. Ajo u zgjodh në krye të partisë së Gjelbër vetëm 6 vjet pasi ishte anëtarësuar në të. Në 2015, nën drejtimin e Zonjës Bennet, Partia e Gjelbër pati një rritje të ndjeshme të mbështetësve.

Pothuaj të gjithë ata që janë dorëhequr nga postet e larta shtetërore, kanë preferuar të largohen nga skena politike apo të mbajnë një profil shumë të ulët.

James Gordon Brown, ish kryeministri laburist i MB-së, pasi u largua nga drejtimi i qeverisë dhe partisë në vitin 2010, ruajti postin si deputet por mbajti një profil shumë të ulët politik. Zgjodhi të përfshihej në çështjen e referendumit të Skocisë, por nuk ndërhyri më në drejtimin e Partisë Laburiste.

David Miliband, vëllai i Ed Miliband, që në 2010 konsiderohej si kandidati kryesor për kreun e Partisë Laburiste, u largua nga politika edhe pse në zgjedhjet brenda partisë humbi me më pak se një për qind diferencë. Po ashtu, Ed Miliband, pas dorëheqjes ka mbajtur një profil shumë të ulët në parlament.

Po ashtu, ish-kryeministri Cameron, pas zyrtarizimit të rezultatit të Brexit, jo vetëm u largua nga drejtimi i qeverisë dhe Partisë Konservatore, por tre muaj më pas, dorëzoi dhe mandatin e deputetit. Konservatorët, nën drejtimin e Cameron, fituan mandatin e dytë për të qeverisur në 2015-ën.

Largimi nga çdo pozicion politik, si në rastin e Cameron, vendosi një standard të ri, pasi më parë, kryeministrat e dorëhequr kanë mbajtur mandatin e deputetit, por kanë ruajtur një profil të ulët./Exit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

“Adriatik Lapaj më mashtroi. Ai është kurth i Sali Berishës për të përçarë votat e djathta” – Akuzat e Dash Sulës

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka rrëfyer ngjarjet rrokamboleske me të cilat është përballur 72 orët e fundit duke akuzuar përveç...

Radar5 orë më herët

“Kemi një ballist këtu, që pasi na njohu s’na u nda më” – Kandidati buzëqesh vesh më vesh pasi Rama e përmendi

Ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet e vitit 2017, Halit Valteri, buzëqeshi vesh më vesh pasi kryeministri Rama e përmendi në...

Mix5 orë më herët

Monologu i Sam Rockwell në “The White Lotus” bëhet viral!

Sam Rockwell befasoi shikuesit me një paraqitje surprizë në sezonin e tretë të “The White Lotus”, duke interpretuar një monolog...

Radar5 orë më herët

Nard Ndoka: Berisha s’është politikan më i mirë se unë, Majko adoleshent!

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se është një politikan më i mirë se kreu i PD-së, Sali...

Mix5 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që janë njerëz më të mirë se sa duken

Nëse dikush ju pyet se cila është shenja juaj e zodiakut, ka disa përgjigje që priten me siklet, madje edhe...

Radar5 orë më herët

Pse Donald Trump e mbylli “Zërin e Amerikës”

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për mbylljen e agjencisë së lajmeve “Zëri i Amerikës” të financuar nga qeveria federale...

Sport5 orë më herët

Hamdi Salihi mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës për shekullin e 21-të.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është renditur i 28-ti në Europë në listën për golashënuesit më të mirë të...

Gatime5 orë më herët

Video / Recetë e thjeshtë për Tiramisu (pa vezë)

Tiramisuja është ëmbëlsira e çdo feste dhe e çdo periudhe të vitit. Ka padyshim një nga shijet më të veçanta...

Radar6 orë më herët

10 mistere amerikane për Gërdecin

Çdo 15 Mars media ofron detaje dhe fakte të përsëritura mbi dosjen ‘Gërdeci’. Fakte të stërthëna apo detaje të përzgjedhura...

Radar4 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Facebook