Ndoshta ju ka rënë në sy që princi George në çdo dalje është i veshur me pantallona të shkurtra. Në daljen më të fundit publike të tre vjeçarit në Kanada, ndoshta keni pyetur: “Pse sërish me pantallona të shkurtra? Për më tepër në këto ditë të ftohta.” Përgjigjja është e thjeshtë: kështu e do tradita!

Princi William dhe princi George
Princi William dhe princi George

“Është tipike angleze të veshësh djemtë e vegjël me pantallona të shkurtra.” – tregon eksperti i rregullave të mirësjelljes William Hanson. “Pantallonat e gjata janë për djemtë më të rritur dhe për burrat, ndërsa të shkurtrat për më të vegjlit. Edhe pse koha ndryshon, një palë pantallona të gjata te një djalë i vogël, konsiderohen si të jesh pjesë e klasës së mesme. Asnjë familje aristokrate apo mbretërore nuk dëshiron të konsiderohet si periferike. As Dukesha e Kembrixhit.”

Princi William dhe princi Harry
Princi William dhe princi Harry

Nëse do të kthenim kokën pas, do të shihnim princin William dhe princin Harry të veshur me pantallona të shkurtra. “Familja mbretërore është gjithnjë e etur të ruajë traditën.” – shpjegon Hanson.  “Në të shkuarën, përpara së të shkonin të pantallonat e shkurtra, “Një djale i porsalindur vishej me fustan në dy vitet e para dhe rreth moshës tetë vjeçare mund të vishte pantallona të gjata.”