Lidhu me ne

Sport

Ja 10 urdhëresat e rrepta të Guardiolas në stolin e Mancester City

guardiolaaa

Pep Guardiola ka shkaktuar një revolucion futbolli në Angli, ndërkohë që ka vendosur plotësisht komandën e tij në klubin e Manchester City. Ky “revizionim” ka përfshirë lojtarët dhe stafin e trajnerit katalanas në “Etihad”, sepse janë vërejtur mjaft ndryshime nga e kaluara. Bëhet fjalë për vendosjen e një sërë rregullash, deri tani të panjohura, të cilat kanë çuar në befasi të vogël mes lojtarëve. “Këto rregulla na detyrojnë që të hamë mëngjes dhe drekë së bashku në klub, – ka zbuluar Pablo Zabaleta, në një intervistë me “TyCSports”, ku mbrojtësi në fjalë ka shprehur edhe detaje të tjera: – Ju mësoni shumë me Pep, sidomos mënyrën se si jeton, përtej dijes, pasionin e tij për futbollin.” Futbollisti argjentinas në fjalë ka theksuar se gjatë ditës së punës, në klub, Guardiola u ndërpret edhe internetin: “…Ne jemi totalisht të izoluar, sepse nuk kemi as 3G”. Kësisoji, komandat e trajnerit Guardiola shkojnë përtej asaj që funksiononte në klub. Ato janë ndjerë në të gjitha sferat e përditshme te Manchester City.
gua1

1. ENERGJIA Pasi vendosi të marrë përgjegjësinë e drejtimit të Barcelonës në vitin 2008, Guardiola ka ndryshuar absolutisht zakonet e ngrënies së skuadrës katalanase, çka e ka bërë edhe te “qytetarët”. Picat janë zhdukur, dhe jo vetëm ato. Canapes, pasta, birra dhe pijet freskuese nuk mund të konsumohen në një regjim, në të cilin makaronat, orizi, mishi, peshku, kosi dhe frutat janë në qendër të vëmendjes. Që kur lëvizi nga “Camp Nou” për në “Allianz Arena”, lojtarët e tij gjenden çdo mëngjes me tabaka të mëdha frutash dhe lëngjesh të tyre përpara. Edhe pas lojërave, të gjithë lojtarët kanë në dispozicion një menu të veçantë. Pra, Pep i tregon vëmendje maksimale ushqimit dhe të ushqyerit të skuadrës që drejton.

gua2
2. AFATET KOHORE
Nëse trajnimi fillon në një kohë të caktuar, lojtarët duhet të arrijnë në klub para një ore. Vonesat janë penalizuar me gjoba, shuma e të cilave shkon në rritje. Lojtarët përsëritës në këtë drejtim e kanë punën shumë keq me Pep. 10 urdhëresat e rrepta të Guardiolës, në stolin e Manchester City
gua3
3. KOMUNIKACIONI
Përdorimi i paisjeve mobile ka qenë shumë i kufizuar. Kufjet, ose telefonat celularë, janë ndaluar. Kjo bëhet për të nxitur më tej marrëdhëniet mes lojtarëve dhe për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur imazhin e izolimit, që aq shpesh shihet në publik. Në autobusin e ekipit është e ndaluar edhe për të folur në telefon, nëse nuk ka një argument me rëndësi të madhe, që mund të jetë, fjala vjen, një emergjencë e familjes.

gua4

4. KOSTUMET
Manchester City ofron për çdo lojtar një garderobë të plotë për përdorim, gjithmonë, kur përfaqëson klubin. Kjo ka të bëjë me imazhin e të gjithë sportistëve, por edhe personelit tjetër, që i shoqëron ata.gua5\
5. MIQËSIA
Trajneri Pep Guardiola merret në mënyrë të veçantë për të promovuar jo vetëm marrëdhëniet midis lojtarëve të tij, por edhe miqësinë e afërsinë sa më të madhe të jetë e mundur. Pep e di, ai ka jetuar si lojtar dhe si trajner, se ka afrimitete të veçanta dhe të pakontrollueshme mes sportistëve të caktuara, por më së pari kërkon një ekip të bashkuar dhe pa të çara.gu6
6. SJELLJA E BRENDSHME
Punonjësit e klubit janë, ndër të tjera, për të lehtësuar jetën e përditshme të futbollistëve. Por, në çdo rast, në funksion të këtyre të fundit. Guardiola e ka marrë këtë ide prej lojtarëve të tij, duke u treguar atyre nevojën për t’u trajtuar me mirësjellje, respekt, arsimim dhe mirësi ndaj të gjithë punëtorëve, me të cilët ata lidhen. Një shembull është kërkesa për t’i vendosur veshjet e stërvitjes në vende të autorizuara për grumbullim dhe larje të mëvonshme, duke mos i lënë në asnjë mënyrë në dhomë, apo në zhveshtore.
gua7
7. SJELLJA E JASHTME
Futbollistët janë imazhi i klubit, fytyra e tij për tifozët dhe mediat. Ata duhet të dinë si të sillen, në mënyrën më të përshtatshme, me tifozët dhe mediat, për të mos transferuar një pamje të keqe të ekipit. Ky aspekt mund të shpjegohet me rastin e Toure, kur agjenti i futbollistit nga Bregu i Fildishtë foli drejtpërdrejt kundër imazhit të gjithë klubit.
gua8
8. BUNKERIZIMI NË VESHJE
Ajo që ka ndodhur me Toure mund të kuptohet si një paralajmërim për lojtarët, në lidhje me imazhin që transferojnë te publiku përmes veshjes. Ata që flasin keq për shokët, kritikojnë klubin apo trajnerin, pra sillen pa “filtra” me mediat e interesuara për kësi lajmesh, do të dënohen ashpër.gua9
9. ORARI
Shihet qartë se si Guardiola e kontrollon në mënyrë tipike kohën e lirë të lojtarëve të vet. Një imponim i tillë ekziston pothuajse në të gjitha klubet profesionale në Angli, por jo rrallë lojtarët kanë shkaktuar skandale monumentale. Kjo gjë te Manchester City, nën drejtimin e trajnerit katalanas, nuk mund të jetë asnjëherë përjashtim, çka vërteton rregullin. Me trajnerin katalanas në ndjekje të tyre, “qytetarët” kanë të drejtën e qëndrimit jashtë vetëm një mbrëmje, në mesjavë. Ditët e tjera duhet të jenë duke u relaksuar në shtëpitë e tyre. Ky është detyrim për të gjithë lojtarët, jo vetëm ata të formacionit bazë.
gua10
10. GJOBAT
Ai e bëri këtë gjë te Barcelona, e përsëriti te Bayern Munich dhe e ka imponuar te Manchester City. Pep ka vendosur një kod të veçantë të sjelljes. Kur ky kod shkelet, atëherë vlojnë gjobat, shuma e të cilave është midis 250 dhe 6000 eurove. Nëse Puyol dhe Lahm ishin përgjegjës për mbledhjen e parave në klubet e tyre të mëparshme, Kompany dhe Zabaleta, dy kapitenët e “qytetarëve”, komandojnë në këtë drejtim te Manchester City.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Mix3 ditë më herët

Studimi: Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Sipas një studimi, njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshëm. Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të...

Mix3 ditë më herët

Vakti i mëngjesit: Ja gabimet që “sabotojnë” rënien në peshë

1. E anashkaloni plotësisht mëngjesin Ndërsa disa studime raportojnë se anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në marrje pak më...

Radar3 ditë më herët

“Vula e PD do kalojë në Strasburg”, Basha flet edhe për zgjedhjet e 11 majit

Lulzim Basha i kooalicionit Demokratët Eurotlantik ka folur lidhur me listat, koalicionet dhe 11 majin e zgjedhjeve parlamentare që na...

Kritike3 ditë më herët

Berisha, mall i skaduar që pengon PD të fitojë zgjedhjet!

Shkruar nga Spartak Ngjela Spartak Ngjela Prandaj, sikurse edhe kuptohet, gjendja e Partisë Demokratike ka vetëm këtë shpresë për të...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor, nuk do të mungojë dashuria dhe pasioni

Dashi Gjatë kësaj dite nuk do të mungojnë kënaqësitë për shumë çifte. Dikush do të kurorëzojë një ëndërr dashurie, ndërsa...

Mix3 ditë më herët

9 vite me Danny Fujikawa, por Hate Hudson refuzon të martohet! Ja pse?!

Kate Hudson gjatë paraqitjes së saj në “The Dreë Barrymore Show” ka pranuar se edhe pse ka 9 vite me...

Mix3 ditë më herët

Shtëpia prej 5 milionë dollarësh ku Meghan Markle filmoi serialin e saj: Pse s’zgjodhi rezidencën e saj?

Prona luksoze në Kaliforni ku Meghan Markle xhiroi serialin e saj të ri të Netflix “With love, Meghan” është bërë...

Mix3 ditë më herët

Celine Dion e ftuara speciale në ”Eurovision Song Contest 2025”?

Organizatorët e Eurovision Song Contest (ESC) shpresojnë të mirëpresin këngëtaren dhe ish-fituesen Céline Dion si një mysafire speciale në finalen...

Kryesore3 ditë më herët

Kur do i mbyllë Rama, bigbrother, përputhen apo ishulli tundimeve?!

Koment nga ARDIT HAXHIJA Kur do i mbyllë Rama, bigbrother, përputhen apo ishulli tundimeve?! Edi Rama po përpiqet ta shesë...

Facebook