Lidhu me ne

Kryesore

Video-Berisha sulmon Donald Lu-në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, në lidhje me qëndrimin e tij për protestën e shoqërisë civile për mbetjet, pasi ky i fundit ia adresoi organizimin e tubimit PD-së. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur, të Eni Vasilit në “News24” Berisha komentoi qëndrimin e Ambasadës Amerikane, ndërsa e cilësoi njoftimin e saj për paralajmërimin e qytetarëve të SHBA-ve të gabuar. Berisha pohoi se ambasadori Lu kishte marrë rolin e Guvernatorit, ndërsa duket sipas tij sikur mbështet qeverinë.
“Që të lejoj një ambasadë të bëhet interpret i Edi Ramës është gjë shumë e hidhur. Ndodh rëndon në partitë politike mbështesin kauza të shoqërisë civile. Por ajo që nuk duhet të ndodh është që partitë politike të marrin kauzat e tyre.”, tha Berisha.

Sulmi i ish-kryeministrit shkon akoma më tej duke shtuar se njoftimi që shpërndahu ambasada një natë para proteste i ngjante një deklarate të bërë nga zyra e PS, dhe e shkruar nga vet sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë, Gramoz Ruçi.

“Ata kanë reaguar dhe shpresoj se duhet të ketë një reagim nga ata. Ishte në njoftim i gabuar dhe i panevojshëm, sikur kishte dalë nga zyrat e PS dhe ta kishte shkruar Gramoz Ruçi.”, theksoi Berisha.

Ambasada e SHBA-ve njoftoi më datën 30 shtator u bëri apel qytetarëve të saj që jetojnë në kryeqytet që të kenë kujdes gjatë protestës që do të zhvillohej kundër ligjit të mbetjeve. Në njoftim e publikuar u vu re fakti se organizmin e kësaj proteste ambasada ia ngarkonte opozitës. Ndërkohë, që sipërmarrjen për këtë protestë e kishte marrë shoqëria civile, ndërsa PD-ja kishte deklaruar se do t’i bashkohet tubimit.

 

 

PJESE NGA INTERVISTA NE STUDIO E HAPUR
Vasili: Pak më parë folët për shoqërinë civile. Si e shpjegoni faktin se SHBA pranoi se e bëri opozita?
Berisha:
Që të lejoj një ambasadë të bëhet interpret i Edi Ramës është gjë shumë e hidhur. Ndodh rëndon në partitë politike mbështesin kauza të shoqërisë civile. Por ajo që nuk duhet të ndodh është që partitë politike të marrin kauzat e tyre.

Vasili: Si e merrni këtë qëndrim?
Berisha:
Ata kanë reaguar dhe shpresoj se duhet të ketë një reagim nga ata. Ishte në njoftim i gabuar dhe i panevojshëm, ishte si ta shkruante zyra e PS dhe Gramoz Ruçi.  Mënyra më e papërshtatshme e veprimit të një ambasadori është të tentojë të bëjë guvernatorin. Vendet e lira janë vende të lira. Nuk janë arbitra, ata shprehin mendimet e qeverive të tyre, nuk janë arbitra.

Sulo: Ju thoni që zoti Lu është guvernator

Berisha: Jo nuk e thashë atë, ai është ambasador. Unë nuk po them një gjë të re. Edhe në momentet me delikate të PD-së unë nuk jam për rol guvernatori. Shteti ligjor në këtë vend kurrë nuk forcohet sa kohë të ketë ndikime guvernatoriale. A e di pse ndodh kjo. Njerëz pa dinjitet, pa personalitet që është i gatshëm të citojë tre herë në një fjali x ambasador për të shpëtuar nga mëkatet e veta.

Vasili: Ju thoni që deklarata duket sikur është bërë në zyrat e PS

Berisha: Unë shpreha mendimin tim për deklaratën.

Sulo: Zoti ambasador këta ambasadorë bëjnë politikën e tyre, apo të vendeve që përfaqësojnë.

Berisha: Si guvernator gjejnë shesh bëjnë përshesh.

Rakipllari: Qëndrimi i Ambasadës Amerikane në raport me protestën nuk është i shkëputur. I kemi të disata herë këto deklarata, zoti Basha pengon, zoti Rama nuk pengon.

Berisha: Për fat të mirë, reforma për drejtësi u bë një arbitër, arbitër s’kishin as ambasadorët, por komisioni i Venecias. Gjëja më e goditur që bëri pd, vunë një kusht që gjithçka të pranohej nga komisioni i Venecias. Mediat të qëmtojnë sa të munden të vërtetën, për të qartësuar shqiptarët. Ai draft që hartoi qeveria u rrëzua dy herë në Venecia.

Sulo: E kemi fjalën për një arbitër, për një diplomat. Ju po godisni, dhe cili është shkaku i vërtetë i kësaj akuze ndaj ambasadorëve të rëndësishëm?

Berisha: Ajo është e njohur që janë bërë palë. Ai ka 3-4 deklarata kundër PD-së dhe asnjë kundër Ramës.

Sulo: Cila është qasja juaj për këtë, që ti thoni ambasadorit je bërë palë me Edi Ramën?

Berisha: Nëse ambasadori amerikan citohet nga Rama një e dy dhe nuk e kundërshton. Por e ka një zëdhënës ai. Nuk mund të flas unë në çdolloj pozicioni as në emër të  ndonjë ambasadori tjetër, apo shteti tjetër. Të gjitha problemet që PD i ka zgjidhur me qeverinë amerikane./BW

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook