Lidhu me ne

Kryesore

Strategji për të rritur rendimentin tuaj në punë

download

Nëse keni më shumë sesa 3 vjet në të njëjtin pozicion pune dhe ndiheni sikur keni “ngecur”, atëherë ju duhet urgjentisht të bëni diçka për të dalë nga kjo situatë. Nëse doni që të jeni ju personi i radhës që do të marrë rritjen në detyrë, atëherë duhet të thelloni më tej njohuritë tuaja në fushën profesionale.

Më poshtë do të lexoni disa strategji të cilat do t’ju ndihmojnë për të rritur performancën tuaj:

Përqendrohuni në ato fusha të cilat kanë nevojë për përmirësim. Ashtu siç thotë edhe një shprehje e vjetër “Askush nuk është perfekt” dhe një gjë e tillë është mëse e vërtetë. Pavarësisht se sa të aftë mund të jeni, gjithmonë ka vend për përmirësim. P.sh., ju mund të përmirësoni aftësitë tuaja në përgatitjen e raporteve përfundimtare. Mund të përmirësoni aftësitë tuaja komunikuese, etj.

Duhet të jeni sa më të përqendruar. Referuar artikullit të fundit të publikuar nga Susie Poppick  në CNBC “Pozicionet e punës me rendiment më të lartë”, rreth 75 për qind e punonjësve harxhojnë një mesatare prej 2 orësh punë duke u marrë me gjëra që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me punën. Të hapësh rrjetet sociale, të cilat në ditët e sotme janë shumë dhe sikur vetëm në disa prej tyre të lundrosh, harxhohet kohë e vyer. T’i përgjigjesh një miku me mesazh në celular, të shikosh lajmet në portale të ndryshme online, të flasësh me kolegët për çështje që s’kanë lidhje me punën, janë disa prej veprimtarive të konsideruara si joproduktive. Nëse një situatë e tillë ju duket familjare, ju këshillojmë që të mos bëni asnjërën prej tyre, gjë kjo që do të ndikonte edhe në rritjen e performancës tuaj në punë.

Të gjeni zgjedhje të reja për detyrat tuaja më të vështira. Çdokujt prej nesh mund t’i ketë qëlluar të përballet me detyra, realizimi i të cilave është shumë i vështirë dhe të shumtë janë ata që i shmangin me idenë që do t’i përfundojnë gjithmonë në një moment të dytë. Në raste të tilla, këshillohet që sa më parë ta zgjidhni një problem aq më të lehtë do ta keni për të përmbushur të gjitha detyrat e tjera. Mos kini druajtje të kërkoni ndihmë.

Shpenzoni rreth një orë në ditë duke mësuar diçka të re. Azhurnimi i vazhdueshëm me të rejat më të fundit do t’ju ndihmonte për të mbajtur mendjen tuaj gjithmonë në lëvizje dhe për të qenë gjithmonë të përditësuar me të rejat më të fundit. Çdo profesion është në zhvillim të vazhdueshem, të gjithë e dimë pikën e fillimit, por askush pikën e përfundimit, prandaj këshillohet që sipas profesionit që keni, të jeni gjithmonë në përditësim me të rejat më të fundit. Lexoni, lundroni në internet, ndiqni kurse të ndryshme profesionale por asnjëherë mos rrini pa ecur përpara, sikur edhe në qoftë se do t’i dedikoni të paktën vetëm një orë në ditë nga koha juaj.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook