Aktualitet
RCP: Clinton 322 – Trump 216
Portali amerikan RealClearPolitics ka ndërtuar hartën elektorale të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, bazuar në sondazhet më të fundit të 50 shteteve, sipas së cilës, Hillary Clinton ka sot 322 vota elektorale dhe Donald Trump 216.
Që kjo situatë të ndryshojë pas 35 ditësh, Trump-i duhet ta mbajë epërsinë aktuale në shtetin e Ohajos (18 vota elektorale), dhe të përmbysë epërsinë e Clinton-it në shtetet e Floridës (29 vota elektorale), Karolinës së Veriut (15 vota elektorale) dhe Pensilvanisë (20 vota elektorale).
E.Zaloshnja
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu