Aktualitet
Henri kërkon mandat të dytë për Ramën, dikur kërkoi për Berishën
Në një status në rrjetet sociale analisti Andi Bushati shkruan përshtypjet e tij leximit të një shkrimi nga kolegu Henri Çili. Sipas Bushatit Çili kërkon mandate të dyta për kryeministrat në pushtet, pa lënë pas elozhet. Kjo thotë Bushati i ka shkaktuar të qeshura në kafen e mëngjesit.
“Si besova sot syve kur lexova nje shkrim te Çilit ku thoshte se Rama duhet te fitoje edhe nje mandat se eshte reformist i madh.
Pastaj kur kthjellova, u futa ne google dhe pashe qe edhe per Berishen, kur qe kryeminister kishte kerkuar mandat te dyte. Madje e kishte shpallur mes reformisteve me te medhej qe ka pjelle kjo toke. Nuk u perpoqa me te kuptoj. Vetem qesha….”, shkruan Andi Bushati.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu